By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Dorëheqja e Vesna Damevës paraqet gjendjen alarmante të kapjes së shtetit dhe rrënimin e pavarësisë së institucioneve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Dorëheqja e Vesna Damevës paraqet gjendjen alarmante të kapjes së shtetit dhe rrënimin e pavarësisë së institucioneve
Maqedoni

BDI: Dorëheqja e Vesna Damevës paraqet gjendjen alarmante të kapjes së shtetit dhe rrënimin e pavarësisë së institucioneve

admin
Last updated: 02/12/2024 14:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 dhjetor  – Dorëheqja e kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, shënon një tjetër moment dramatik që pasqyron gjendjen alarmante të kapjes së shtetit dhe rrënimin e pavarësisë së institucioneve. Sulmet personale, presionet politike dhe manipulimet publike që përshkruan zonja Dameva janë një pasqyrë e qartë e qeverisë jolegjitime dhe të papërgjegjshme, e cila nuk ndalon në përpjekjet për të shtrirë kontrollin mbi çdo segment të shtetit.

Kjo qeveri jo vetëm që ka dështuar të garantojë një sistem të drejtë dhe të pavarur gjyqësor, por po përdor çdo mjet për të shantazhuar dhe diskredituar ata që nuk janë të gatshëm të përkulen përballë presioneve politike. Kur funksionarët e lartë të drejtësisë, të ngarkuar me mbrojtjen e ligjit dhe drejtësisë, shantazhohen publikisht, mesazhi që përcillet është i qartë: në këtë vend, pavarësia institucionale është bërë armik i qeverisë.

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër sulmet politike ndaj zonjës Dameva dhe ndërhyrjet brutale ndaj integritetit të Këshillit Gjyqësor. Sulme të tilla janë jo vetëm një sulm personal ndaj një individi, por edhe një përpjekje për të paralizuar të gjithë sistemin gjyqësor, duke minuar çdo përpjekje për reforma reale dhe drejtësi të pavarur.

Ne u bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare që të ndjekin nga afër këtë situatë dhe të reagojnë ndaj rrëshqitjes së vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut në autoritarizëm dhe kapjen totale të shtetit. Është e qartë se qytetarët nuk mund të presin drejtësi nga një qeveri që sulmon institucionet e drejtësisë për përfitime politike.

Kjo është një thirrje për reflektim dhe veprim. Pavarësia e gjyqësorit është shtylla e çdo demokracie dhe kapja e tij është një akt që kërcënon stabilitetin dhe të ardhmen e vendit. Bashkimi Demokratik për Integrim, do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të institucioneve të pavarura dhe të drejtësisë, sepse besojmë se drejtësia e lirë dhe e paanshme është garancia e vetme për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aleanca për Shqiptarët: Sulmet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, janë skenar i “srbski svet” dhe argatëve të tyre në RMV për destabilizim
Next Article Për 3,2 për qind është ulur numri i punëtorëve në industri në tetor, në nivel vjetor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?