By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Faji të kërkohet aty ku është dhe jo aty ku është e pamundur të ekzistojë faj dhe lidhje shkak- pasojë me rastin tragjik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Faji të kërkohet aty ku është dhe jo aty ku është e pamundur të ekzistojë faj dhe lidhje shkak- pasojë me rastin tragjik
Maqedoni

BDI: Faji të kërkohet aty ku është dhe jo aty ku është e pamundur të ekzistojë faj dhe lidhje shkak- pasojë me rastin tragjik

admin
Last updated: 23/03/2025 10:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 mars – Ndërsa dalin në pah fakte të reja lidhur me tragjedinë në Koçan, dyshimet mbi profesionalizmin dhe besueshmërinë e institucioneve përgjegjëse për hetimin dhe procesin e përcaktimit të përgjegjësisë po bëhen gjithnjë e më të theksuara.

Përgjegjësia duhet të ekzistojë dhe të përcaktohet qartë aty ku është.

Megjithëse MPB ka ngritur kallëzime penale dhe Prokuroria Publike formalisht ka nisur hetime, drejtimi dhe shtrirja e tyre shkaktojnë shqetësime serioze për shkak të shmangies së dukshme të disa pistave kyçe të rastit, të cilat duket se janë lënë qëllimisht jashtë ose kufizuar me vetëdije.

Në këtë kontekst, është e domosdoshme të ngrihet çështja e rolit dhe përgjegjësisë së Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) në gjithë këtë situatë.

Sipas informacioneve të publikuara nga hetimet e mediave, kabareja “Puls” ishte zyrtarisht e mbyllur dhe e vulosur nga DAP në gjysmën e dytë të dhjetorit 2024, për shkak të shkeljeve të konstatuara lidhur me moslëshimin e faturave fiskale.

Megjithatë, pavarësisht faktit që kompania që menaxhonte diskotekën, “MMM Kafe DOOEL Koçan”, kishte llogarinë e bllokuar që nga korriku i vitit 2024, ajo sërish rifilloi punën shumë shpejt, pa asnjë pengesë institucionale ose sanksion ligjor.

Moslejimi i rifillimit të aktivitetit dhe moszbatimi i ndalimit të punës do të thoshte që kabareja nuk do të ishte aktive për një periudhë të gjatë, dhe për rrjedhojë as natën fatale.

Ky fakt hap çështje serioze, veçanërisht ligjore dhe politike, lidhur me mënyrën se si ishte e mundur rihapja e diskotekës në këto rrethana dhe kush kishte ndikim mbi këtë vendim.

Opinioni publik me të drejtë kërkon përgjigje për dyshimet se rihapja ka qenë rezultat i presionit politik nga një anëtar i qeverisë aktuale.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nëse këto dyshime rezultojnë të bazuara, atëherë kjo përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sundimit të ligjit dhe demonstron ndërhyrjen politike në pavarësinë e institucioneve.

Prandaj, shtrohet pyetja nëse ky presion politik është arsyeja pse Prokuroria dhe Policia po e injorojnë qëllimisht këtë linjë hetimi dhe po e mbrojnë atë me çdo kusht?

Këto pretendime ngrenë dyshime për një keqpërdorim të mundshëm të pozitës zyrtare dhe ndikim politik mbi proceset institucionale, duke çuar në një përgjegjësi të mundshme penale për të gjithë palët e përfshira.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Faji duhet kërkuar aty ku është dhe jo aty ku është e pamundur të ekzistojë faj dhe lidhje shkak- pasojë me rastin tragjik.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article AstraZeneca, ka deklaruar se do të investojë plot 2.5 miliard dollarë në Pekin
Next Article Armando Broja në gjurmët e klubit të njohur spanjoll

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?