By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Fati i Taravarit është sot fatkeqësia e shqiptarëve!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Fati i Taravarit është sot fatkeqësia e shqiptarëve!
Maqedoni

BDI: Fati i Taravarit është sot fatkeqësia e shqiptarëve!

admin
Last updated: 03/02/2025 14:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shkurt – Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryetarit të ASH-së, Arben Taravarit i cili sot përkujtoi vendimin për tu bashkuar me opozitën shqiptare, të cilin e mori një vit më parë.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e BDI-së.

“Me një status e ndryshoi fatin e shtetit”

Arben Taravari ka të drejtë kur thotë se me një status ndryshoi rrjedhën e vendit.

Një vit më vonë, bilanci i këtij vendimi është i qartë: shqiptarët janë kthyer nga partnerë të barabartë në vendimmarrje në spektatorë të një qeverisjeje ku fati i tyre përcaktohet në zyrat e VMRO-DPMNE-së.

Sot, shqiptarët nuk kanë mekanizëm mbrojtës nga diskriminimi në institucionet shtetërore.

Sot, shqiptarët janë përjashtuar nga proceset kyçe shtetërore.

Sot, shqiptarët nuk kanë përfaqësim të denjë në administratë, nuk kanë fuqi e as nuk kanë garanci për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Fati që na solli Taravari e degradoi gjuhën shqipe nga një e drejtë e garantuar ligjërisht në një gjuhë të përkthyer dhe një temë debati në Gjykatën Kushtetuese.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sot, gjuha shqipe nuk sfidohet vetëm nga kundërshtarët e saj të përhershëm, por edhe nga vetë ata që duhej ta mbronin.

Fati që na solli Taravari bëri që në mes të Shkupit, në prani të kreut të shtetit, të kremtohet “Bota Serbe” nga eksponentët e afërt me Moskën, ndërsa shqiptarët në qeveri nuk patën as guximin të reagojnë.

Fati që na solli Taravari e shndërroi frikën për të folur për ndryshimet kushtetuese në politikë zyrtare të qeverisë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Një vit më parë, shqiptarët ishin avangardë e integrimit europian.

Sot, ata janë peng të një qeverie që nuk guxon as ta përmendë hapjen e Kushtetutës.

Në fund, Arben Taravari ka të drejtë.

Ai me një vendim e ndryshoi fatin e shtetit.

Por ky fat nuk ishte për shqiptarët, ishte në kurriz të shqiptarëve.

Fati i Taravarit është sot fatkeqësia e shqiptarëve!

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Digjet automjeti i prokurorit publik
Next Article Bexheti: Në NP “Rrugët Shtetërore” shqiptarët po zëvendësohen me maqedonas! U hoq balancuesi për të sjell “paltformë” ku shqiptarët largohen e diskriminohen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?