By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Njeriu i Putinit dhe mohuesi i Srebrenicës i ftuar nderi në ministrinë e Marrëveshjes së Ohrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Njeriu i Putinit dhe mohuesi i Srebrenicës i ftuar nderi në ministrinë e Marrëveshjes së Ohrit
Maqedoni

BDI: Njeriu i Putinit dhe mohuesi i Srebrenicës i ftuar nderi në ministrinë e Marrëveshjes së Ohrit

admin
Last updated: 28/01/2025 09:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 janar – BDI në një kumtesë për media ka reaguar në lidhje me vizitën e Miroslav Dodikut në Maqedoninë e Veriut, i cili u prit nga zv.kryeministri Ivan Stoilkoviq. Nga BDI thonë se ky është akt që tejkalon çdo kufi morali dhe logjike, politike.

“Në një akt që tejkalon çdo kufi morali dhe logjike politike, në ndërtesën që supozohet të simbolizojë Marrëveshjen e Ohrit dhe harmoninë ndëretnike, u pranua dhe u nderua Miroslav Dodik – krahu i zgjatur i Vladimir Putinit, njeriu që punon për ndarjen e Bosnjë dhe Hercegovinës, dhe njeriu që lavdëron masakrën çnjerëzore të Srebrenicës”.

“Si është e mundur që njeriu i izoluar nga bota demokratike, që mbjell përçarje dhe urrejtje, të mirëpritet në mënyrë zyrtare nga një qeveri që pretendon se përfaqëson vlerat euroatlantike dhe paqen ndëretnike? Çfarë mesazhi po dërgon kjo qeveri tek qytetarët shqiptarë, tek familjet e viktimave të gjenocideve, tek ata që ende besojnë në drejtësi dhe dinjitet?”.

“Ky akt është një goditje e rëndë për Marrëveshjen e Ohrit. Prania e Dodikut aty është një shuplakë për viktimat e Srebrenicës, për shqiptarët dhe për çdo qytetar që beson në lirinë dhe barazinë. Është një mesazh që tregon se kjo qeveri përveç që pa legjitimitet, ka humbur edhe çdo ndjenjë respekti ndaj historisë dhe sakrificave tona”.

“Kjo është dita kur të gjithë ne u ndjemë të ofenduar. Sot, të gjithë jemi të turpëruar. Dhe sot, të gjithë e kuptuam se ky pushtet ka shkelur çdo vijë të kuqe. Ky turp nuk duhet të harrohet kurrë. Ky është momenti kur duhet t’i kujtojmë vetes se dinjiteti nuk blihet dhe historia nuk falet. Për ata që besojnë se mund të luajnë me ndjenjat dhe vlerat tona: e keni gabim”.

“Kjo do të mbahet mend dhe ne nuk do të ndalemi derisa të rikthejmë dinjitetin që sot u shkërmoq para syve tanë. Sot, çdo shqiptar dhe çdo qytetar i ndershëm i këtij vendi neveritet nga kjo tradhti ndaj vlerave dhe përcaktimeve tona si shoqëri”, thonë nga BDI.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rrahu nënën e tij në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari
Next Article Zhduket një grua në Ferizaj, rasti po hetohet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?