By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI për tragjedinë në Koçan: Agjencia Rubikon, sinonim i fshehjes institucionale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI për tragjedinë në Koçan: Agjencia Rubikon, sinonim i fshehjes institucionale
Maqedoni

BDI për tragjedinë në Koçan: Agjencia Rubikon, sinonim i fshehjes institucionale

admin
Last updated: 21/04/2025 10:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 prill  –  Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate për media thekson se në protestën e organizuar nga familjarët e të rinjve që humbën tragjikisht jetën në Koçan, para dy ditësh, u paraqitën informacione tronditëse të cilat deri më tani nuk janë mohuar dhe as shpjeguar nga institucionet kompetente.

Sipas BDI-së prindërit e viktimave publikisht shtrojnë pyetje për rolin e agjencisë së sigurimit “Rubikon” dhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Këto pyetje e vendosin Ministrinë e Brendshme në qendër të përgjegjësisë. Prandaj, Bashkimi Demokratik për Integrim u drejton pyetje të drejtpërdrejta institucioneve kompetente, për të cilat opinioni publik ende pret përgjigje: A ka pasur “Rubikon” licencë të vlefshme për të vepruar si agjenci sigurimi? Sa prej të punësuarve të saj janë të licencuar dhe çfarë trajnimi kanë marrë? Cilat objekte apo ngjarje të tjera i ka siguruar kjo agjenci?

“A ka qenë ndonjëherë objekt i kontrollit inspektues? Kush e ka realizuar kontrollin dhe me çfarë rezultatesh? Pse policia nuk ka reaguar, edhe pse në objektin – nën sigurimin e “Rubikon” – ka pasur të mitur pas mesnate, shitje dhe konsum të lirë të alkoolit, përdorim të mjeteve piroteknike dhe prishje të rendit publik? Këto nuk janë pyetje me karakter politik ditor, por kërkesa për llogaridhënie elementare institucionale”, thuhet në njoftimin e BDI-ë.

Nga partia e Ahmetit njëherit kërkojnë hetim urgjent, të detajuar dhe transparent për rolin e agjencisë “Rubikon” në tragjedi, për lidhjet e saj me institucionet shtetërore dhe për dështimin e MPB-së për të vepruar në mënyrë adekuate.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Next Article Parashikimi i motit për sot, temperatura deri në 26 gradë Celsius

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?