By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Qeveria e ka hequr plotësisht dosjen evropiane të vendit dhe mundësinë e vazhdimit të negociatave me BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Qeveria e ka hequr plotësisht dosjen evropiane të vendit dhe mundësinë e vazhdimit të negociatave me BE
Maqedoni

BDI: Qeveria e ka hequr plotësisht dosjen evropiane të vendit dhe mundësinë e vazhdimit të negociatave me BE

admin
Last updated: 27/04/2025 12:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 prill – Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për drejtimin e gabuar në të cilin Qeveria po e çon vendin, duke shkaktuar kërkesa gjithnjë e më të mëdha nga qytetarët për një rishqyrtim politik.

Në çështjet kyçe me interes strategjik, Qeveria përballet me një dështim të plotë në prioritetet që vetë i paraqiti si interes shtetëror, gjë që patjetër duhet të rezultojë me zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Të nxitur nga motive populiste në prag të zgjedhjeve lokale, Qeveria e hoqi plotësisht dosjen evropiane të vendit dhe mundësinë për të vazhduar negociatat me BE-në.

Në fjalimet e tij populiste dhe emocionale, Kryeministri jo vetëm që refuzon mundësinë e plotësimit të Kushtetutës me disa pakica, por edhe krenarisht e paraqet si suksesin më të madh politik të vendit shmangien e detyrimeve “Erga omnes” që rrjedhin nga marrëveshjet strategjike me Greqinë, respektivisht Marrëveshja e Prespës.

Kjo vetëm tregon se presioni publik i zgjedhjeve e ka larguar plotësisht Qeverinë nga dosja evropiane, e cila vetë e ka quajtur “Prioriteti numër një”.

Qeveria me veprimet e saj poashtu përpiqet t’i minojë mekanizmat që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit, e cila përbën një kërcënim serioz për karakterin shumëetnik të shtetit – themeli më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm për stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë.

Mungesa e negociatave në të njëjtën kohë i ka mundësuar Qeverisë të kapë plotësisht sistemin gjyqësor, ta përdorë si vegël personale dhe partiake, dhe në skenën publike të demonstrojë disiplinë dhe dominim ndaj Prokurorisë Publike dhe Gjykatësisë.

Kjo gjendje jo normale krijon një nevojë të qartë dhe të pamohueshme tek qytetarët për rishqyrtim politik të Qeverisë.

Vendit i duhet stabilitet afatgjatë politik që mund të sigurohet vetëm përmes mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kjo do të krijojë hapësirë pa përballje zgjedhore për disa vjet, duke i mundësuar elitave politike të hyjnë në procese të thella për shpëtimin e dosjes evropiane të vendit dhe kapjen e mundësisë së fundit për t’u rikthyer në rrugën evropiane së bashku me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Flik: Kjo fitore na jep besim për të vazhduar dhe për të fituar më shumë
Next Article Gashi: Shumica qeveritare është stabile, nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?