By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI shpreh shqetësimin e thellë për ndryshimet në Ligjin për Mbikëqyrjen Inspektuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI shpreh shqetësimin e thellë për ndryshimet në Ligjin për Mbikëqyrjen Inspektuese
Maqedoni

BDI shpreh shqetësimin e thellë për ndryshimet në Ligjin për Mbikëqyrjen Inspektuese

admin
Last updated: 01/02/2025 10:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shkurt – Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për ndryshimet në Ligjin për Mbikëqyrjen Inspektuese, të cilat rrezikojnë pavarësinë dhe funksionimin efektiv të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve.

Ky inspektorat është një organ kyç për garantimin e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe për mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të qytetarëve.

Me ndryshimet e fundit, Kuvendi ka hequr statusin e personit juridik për të gjitha inspektoratet, duke i vendosur nën kontroll të plotë të ministrive përkatëse.

Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve është rregulluar me dy ligje të veçanta – Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe Ligjin për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, të cilët qartësisht e përcaktojnë këtë inspektorat si një person juridik.

Në përputhje me parimin ligjor se ligji special ka përparësi ndaj ligjit të përgjithshëm, këto dispozita nuk mund të ndryshohen apo të anulohen nga një ligj i përgjithshëm siç është Ligji për Mbikëqyrjen Inspektuese.

Prandaj, qeveria dhe Ministria e Drejtësisë nuk kanë asnjë bazë ligjore për të vendosur këtë inspektorat nën varësinë e plotë të ministrisë dhe duhet menjëherë të sigurojnë se ky institucion do të vazhdojë të funksionojë në mënyrë të pavarur, siç e përcakton ligji.

Çdo përpjekje për të reduktuar pavarësinë e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve do të konsiderohet si sulm ndaj të drejtave gjuhësore të qytetarëve shqiptarë dhe një hap prapa në respektimin e barazisë gjuhësore të garantuar me Kushtetutë dhe Marrëveshjen e Ohrit.

BDI paralajmëron se nuk do të qëndrojë indiferent ndaj këtij rreziku dhe do të ndërmarrë të gjitha masat institucionale dhe demokratike për të siguruar që Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve të mbetet një institucion i pavarur dhe i aftë për të mbrojtur të drejtat gjuhësore të qytetarëve.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë dhe të gjitha komuniteteve të tjera për një shtet të barabartë dhe të drejtë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Konfirmohet qarkullimi i reduktuar nga bojkoti i marketeve, zgjidhje për çmime më të larta me dialog
Next Article Milani gjen zgjidhje për sulmin, kuqezinjtë transferojnë yllin meksikan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?