By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Tender prej 42 mijë eurove tek kushëriri i drejtorit të “Bardovcit”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Tender prej 42 mijë eurove tek kushëriri i drejtorit të “Bardovcit”
Maqedoni

BDI: Tender prej 42 mijë eurove tek kushëriri i drejtorit të “Bardovcit”

admin
Last updated: 26/08/2026 10:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht, argument.mk/ – BDI sot përmes një kumtese për mediat thotë se: Edhe një skandal i ri po del në sipërfaqe nën pushtetin e VLEN-it: tenderi në Spitalin Psikiatrik “Bardovci”, me vlerë deri në 42 mijë euro në vit, ka përfunduar te kompania në pronësi të kushëririt të drejtorit të spitalit.

Sipas informacioneve të publikuara, pronari i “Indigo Inc” DOOEL Shkup, Besim Avdullai, është kushëri i drejtorit Isa Avdullait. Vetë drejtori e ka konfirmuar lidhjen familjare, duke pranuar se bëhet fjalë për kushëri të dytë ose të tretë.

Dhe bëhet fjalë për një tender serioz: mirëmbajtje të sistemeve të sigurisë, licenca për 300 email-kuti, monitorim të 300 kompjuterëve apo serverëve, firewall të gjeneratës së re dhe shërbime të tjera IT. Vlera maksimale e kontratës arrin në 2,59 milionë denarë, rreth 42 mijë euro.

Drejtori thotë se tenderi është ligjor sepse nuk ka qenë pjesë e komisionit të përzgjedhjes. Por kjo nuk i përgjigjet pyetjes kryesore: a është verifikuar dhe trajtuar siç duhet konflikti i mundshëm i interesit kur fituesi është kushëriri i drejtorit?

BDI kërkon përgjigje të menjëhershme nga Komisioni Antikorrupsion, Byroja e Prokurimeve Publike dhe institucionet kompetente. Të kontrollohet e gjithë procedura, ofertat, kriteret, pjesëmarrësit dhe çdo rrethanë që mund të ketë ndikuar në përzgjedhjen e kompanisë.

VLEN-i nuk mund të vazhdojë të fshihet pas deklaratës “është ligjore”. Ligjshmëria duhet të dëshmohet, jo vetëm të deklarohet. Kur një tender publik përfundon te familjari i drejtuesit të institucionit, publiku ka të drejtë të kërkojë përgjigje, theksohet në kumtesën e BDI-së.

Paratë publike nuk janë pronë private dhe tenderët shtetërorë nuk mund të kthehen në mekanizëm për favorizimin e të afërmve. Nëse gjithçka është e pastër, le të publikohen dokumentet dhe të dëshmohet para qytetarëve.

BDI kërkon transparencë të plotë dhe përgjigje konkrete: a ka apo jo konflikt interesi në tenderin e “Bardovcit”?

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rigjykimi për gazin lotsjellës në Kuvend, Konjufca: Nuk ndihem fajtor
Next Article Chevrolet përgatit Traverse High Country 2027 – më luksoz, më modern dhe me teknologji të re
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?