By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Thirrje për proces të pavarur vetingu dhe ndërkombëtarisht të ndërmjetësuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Thirrje për proces të pavarur vetingu dhe ndërkombëtarisht të ndërmjetësuar
Maqedoni

BDI: Thirrje për proces të pavarur vetingu dhe ndërkombëtarisht të ndërmjetësuar

admin
Last updated: 12/11/2024 08:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon sjelljen e papërgjegjshme të kryeministrit me legjitimitet njëetnik, i cili, në mënyrë të përsëritur, po keqpërdor pozitën e tij shtetërore për të kërcënuar politikanët e opozitës.

Ky veprim nuk është asgjë më shumë se një abuzim i hapur i pushtetit, një përpjekje për të krijuar perceptime të gabuara në opinionin publik dhe për të kufizuar hapësirën e opozitës për të vepruar.

Për më tepër, këto veprime ushtrojnë ndikim dhe presion të papranueshëm mbi institucionet e pavarura të drejtësisë.

Kryeministri nuk është prokuror, as nuk ka të drejtë të abuzojë pozitën e tij për qëllime të luftës politike.

Këto kërcënime të vazhdueshme janë të paligjshme dhe tregojnë një arrogancë që është shenjë e pasigurisë së tij.

Qeverisja e bazuar në frikë dhe manipulim nuk mund të jetë një standard në demokracinë tonë.

Nëse Kryeministri do të ishte vërtet i sinqertë në luftën kundër korrupsionit, ai do të pranonte thirrjen tonë për një proces vetingu të pavarur dhe ndërkombëtarisht të ndërmjetësuar, që të përfshijë të gjitha partitë dhe politikanët, përfshirë vetë atë.

Vetëm një proces i tillë transparent dhe gjithëpërfshirës do t’i shërbente demokracisë dhe ndërtimit të një klime politike të besueshme për qytetarët tanë.

I bëjmë thirrje Kryeministrit të ndalojë menjëherë këto praktika të dëmshme, të ruajë dinjitetin e pozitës së tij dhe të respektojë ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë e institucioneve.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Demokracia nënkupton respektim  të ligjit, transparencë dhe një garë politike të ndershme, ku çdo palë mund të veprojë e pandikuar nga kërcënimet dhe presionet e pushtetit ekzekutiv.

BDI mbetet e angazhuar për mbrojtjen e këtyre parimeve dhe do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm kundër çdo përpjekjeje për të abuzuar pushtetin dhe për të cenuar institucionet e pavarura të vendit.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ish kongresistë dhe përfaqësues të IRI-t në takime në Kuvend
Next Article Gjendja e rrugëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?