By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: VLEN në vend të transfereve të drejtorëve, të bëjë investime konkrete nëpër spitale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: VLEN në vend të transfereve të drejtorëve, të bëjë investime konkrete nëpër spitale
Maqedoni

BDI: VLEN në vend të transfereve të drejtorëve, të bëjë investime konkrete nëpër spitale

admin
Last updated: 04/02/2025 10:13
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 shkurt – BDI ka dalë me reagim për situatën e krijuar me ndryshimet e drejtorëve në spitalin e Gostivarit, ku këto transfere kanë ngritur shqetësime lidhur me stabilitetin dhe menaxhinin e spitalit.

“Të nderuar qytetarë, gjatë ditëve të fundit, ashtu siç jeni të informuar nga mediat, mjeku Argjent Muça ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar. Pas dorëheqjes së tij, drejtimin e Spitalit të Gostivarit e ka marrë Besnik Zeqiri.

Ky zhvillim ka ngritur shqetësime dhe pyetje lidhur me stabilitetin dhe menaxhimin e institucioneve shëndetësore në vend, aq më tepër kur këto ndryshime ndodhin brenda natës dhe nuk jepen arsye për këto ngarkime dhe shkarkime nëpër poste publike. Qytetarët kërkojnë të dinë se çfarë po ndodh me Spitalin e Gostivarit dhe përse po ndodhin kaq shpesh ndryshimet e drejtorëve, pasi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravаri, ende nuk ka dhënë asnjë sqarim për lëvizjet e fundit.

Si mundet që një institucion publik të mos ketë transparencë ndaj qytetarëve të atij vendi dhe gjithçka të kalojë në heshtje? Shpresojmë që Taravari e di se fati i pacientëve dhe ofrimi i shërbimeve spitalore nuk vendosen nëpër zyrat e partive, por nëpër institucionet që duhet të drejtohen me nder dhe llogaridhënie.

Edhe pse u largua Muça dhe erdhi Zeqiri, qytetarët kërkojnë të dinë se a do të vazhdojë avazi i vjetër edhe me drejtorin e ri, duke larguar nga puna mjekë dhe staf profesional, vetëm për mendësi partiake dhe dallime politike. A është e vërtetë që konfliktet brendapartiake janë shkaku i këtyre ndryshimeve? Ky ndryshim, për të cilin para 7 muajsh, pas emërimit të ish-drejtorit, u prezantua me krenari dhe pompozitet për projekte dhe plane që do të realizoheshin, ndërsa e gjithë kjo situatë ndryshoi brenda natës dhe sot kemi dikë tjetër në krye të atij institucioni. A mos ka ndonjë arsye tjetër, të cilën me anë të këtij rotacioni dëshironi ta fshehni?

Po ashtu, mos të harrojmë se për 7 muaj qeverisje, mbi 15 të punësuar shqiptarë u larguan nga puna në Spitalin e Qytetit, vetëm për shkak të bindjeve të tyre partiake. A thua ardhja e tashmë ish-drejtorit Argjent Muça ishte vetëm për të orkestruar këto largime të personelit shqiptar?

Në vend të transfereve nga partia në parti brenda koalicionit VLEN, do të ishte më në vend që të jepen sqarime dhe të flitet për investime konkrete në spital, për të cilat u zotuan bashkë me tashmë ish-drejtorin e dorëhequr.

Për këto çështje dhe shumë të tjera që i kemi përmendur edhe më herët, jemi të detyruar që të kërkojmë transparencë për gjithë qytetarët dhe të sigurojmë se Spitali i Gostivarit do të vazhdojë të funksionojë në interes të qytetarëve dhe pacientëve të tij, pa ndikime politike dhe pa pasur vend për hakmarrje.

Spitali i qytetit duhet të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim kombësie, religjioni, apo përcaktimi partiak” – thuhet në reagimin e BDI-së.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article MMJPH: Zvicra do të mbështesë Maqedoninë e Veriut në menaxhimin, përdorimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësore
Next Article Takim i ministrit Toshkovski me ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?