By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Zhvillimi ekonomik, shtylla kryesore e platformës tonë zgjedhore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Zhvillimi ekonomik, shtylla kryesore e platformës tonë zgjedhore
Maqedoni

BDI: Zhvillimi ekonomik, shtylla kryesore e platformës tonë zgjedhore

admin
Last updated: 27/03/2024 19:35
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 mars – Përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani ministër i Punëve të Jashtme njëherit edhe kandidat për president, Kreshnik Bekteshi ministër i Ekonomisë dhe Fatmir Besimit ministër i Financave nga Sekretariati për çështje Ekonomike dhe Financa sot kanë realizuar takim pune me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Mendi Qyra dhe anëtarët e këshillit drejtues të Odës.

Ministri Bekteshi pas takimit theksoi se nga platforma e Odës një pjesë e konsiderueshme e pikave do t’i dërgohen në Sekretariatit për çështje Ekonomike dhe Financa që të inkorporohen ne programin politik me të cilën do të garojë Fronti Evropian i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Bashkë me kandidatin për president Bujar Osmani dhe ministrin e Financave dhe njëkohësisht edhe anëtarë i kryesisë qendror i Bashkimit Demokratik për Integrim, Fatmir Besimi dëgjuam propozimet, sugjerimet konkrete por edhe analizuan së bashku platformën e përgatitura nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore dhe lirisht mund të them se një pjesë e konsiderueshme e tyre do t’i dërgohen Sekretariatit për çështje Ekonomike dhe Financa në kuadër të partisë që të inkorporohen në politikat programore me të cilat do të garojë “Fronti për Europë” i cili drejtohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ministri Bekteshi gjithashtu theksoi se shumë i rëndësishëm është rritja e standardit të qytetarëve, si dhe qëllimi kryesor është që sektori i Biznesit të jetë konkurues me bizneset e rajonit si dhe në nivel evropian për kompanitë të cilat janë të orientuara nga eksporti. Bekteshi shtoi se me shumë kujdes do të shqyrtohen kërkesat të cilat dalin nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri –Perëndimore.

“Fushat të rëndësishme edhe këtu me të vërtetë ndjehem edhe krenar me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore, pasi që propozimet kanë të bëjnë me rritjen e standardit jetësor të qytetarëve edhe pse e mbrojnë interesin e sektorit të biznesit, por kujdesen edhe për standardin e të punësuarve në sektorin privat dhe publik. Kërkesa e drejtpërdrejt e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore ka të bëjë me rritjen e pagave në sektorin privat, duke filluar nga rritja e pagës minimale, e cila kërkesë me seriozitetin më të madh po shqyrtohet nga Sekretariati jonë për tu përfshirë në programin me të cilin do të garojmë në zgjedhje. Kërkesë tjetër e veçantë e Odës ka të bëjë me lehtësimin e të dhënave të kontributeve me të vetmin qëllim që sektori i biznesit të mbetet konkurse në rajon, në nivel europian apo global”, deklaroi Kreshnik Bekteshi.

Ndryshe përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim do të realizojnë zakime me Odat Ekonomike dhe me shoqatat e sferave të ndryshme ku do të diskutohen kërkesat dhe nevojat e tyre me të cilat do të jenë pjesë e programit zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Stojkovski në “Poligraf”: Me Rusinë kemi bashkëpunim real të ulët, por ajo ka prani të madhe në diskursin publik
Next Article Katër vjetori anëtarësimit në NATO, çfarë ndryshoi në vend?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?