By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BE-ja nuk pritet t’i kërkojë menjëherë Serbisë njohjen e Kosovës, Wesslau: Dialogu duhet të rikthehet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > BE-ja nuk pritet t’i kërkojë menjëherë Serbisë njohjen e Kosovës, Wesslau: Dialogu duhet të rikthehet
Kosovë

BE-ja nuk pritet t’i kërkojë menjëherë Serbisë njohjen e Kosovës, Wesslau: Dialogu duhet të rikthehet

admin
Last updated: 18/11/2026 09:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 18 nëntor, argument.mk/ – Reformat në sundimin e ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimi i lirisë së medias do të jenë prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian ndaj qeverisë së re të Serbisë, ndërsa në një fazë të mëvonshme Beogradi do të duhet të rikthehet edhe te dialogu me Kosovën dhe të dëshmojë qasje konstruktive, ka paralajmëruar Frederic Wesslau, bashkëpunëtor i lartë për politika në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë ECFR.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë (REL), Wesslau ka thënë se fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi përbën një moment historik dhe një mundësi për ndryshimin e kursit të vendit, pas 14 vjetësh të qeverisjes së Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Megjithatë, ai ka theksuar se sfida e vërtetë për shumicën e re nuk është vetëm marrja e pushtetit, por përmbushja e premtimeve dhe zbatimi i reformave që pret shoqëria serbe.

Sipas Wesslaut, Brukseli do t’i japë kohë shumicës së re që të konsolidohet dhe të formojë institucionet, por pret që qeveria e ardhshme të ndërmarrë hapa konkretë në forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe reformimin e sektorit të sigurisë.

Ai ka vlerësuar se këto fusha përbëjnë një pikë të përbashkët mes Listës Studentore dhe Bashkimit Evropian, duke shtuar se Brukseli është i gatshëm t’i ofrojë mbështetje qeverisë së re për zbatimin e tyre.

Sa i përket politikës së jashtme, Wesslau nuk pret që BE-ja t’i bëjë menjëherë presion qeverisë së re serbe për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë apo për njohjen e Kosovës.

Megjithatë, ai ka rikujtuar se këto çështje mbeten të rëndësishme për Brukselin dhe shumë prej shteteve anëtare të BE-së.

Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Wesslau ka thënë se qeveria e re në Beograd duhet të përfshihet në mënyrë konstruktive në procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ai ka paralajmëruar se, pavarësisht se Brukseli nuk pritet të kërkojë rezultate të menjëhershme për Kosovën, në një fazë të mëvonshme do të jetë e domosdoshme ringjallja e dialogut dhe një qasje konstruktive nga të dyja palët.

“Shpresoj që në një moment të arrihet një zgjidhje që do t’u shërbente interesave të Serbisë dhe Kosovës, si dhe të gjithë rajonit”, ka deklaruar ai.

Wesslau ka shprehur gjithashtu shpresën se ndryshimi i pushtetit në Serbi mund të ndikojë pozitivisht edhe në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Sarajevës, duke theksuar se një zhvillim i tillë do të kontribuonte në stabilitetin rajonal.

Ai ka qenë këshilltar i ish-shefit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Joachim Rücker.

You Might Also Like

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit

Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin

Fëllanza Podrimja emërohet zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Kurti: Mbi 80% e aktiviteteve për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian janë përmbushur

Sveçla: Aplikimi për lejeqëndrim në Kosovë tashmë mund të bëhet online përmes e-Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sot mblidhen 7 komisione parlamentare
Next Article Pa rrymë disa pjesë të Shkupit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?