By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BE-ja: Presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin me shpejtësi angazhimet e tyre në kuadër të dialogut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BE-ja: Presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin me shpejtësi angazhimet e tyre në kuadër të dialogut
Maqedoni

BE-ja: Presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin me shpejtësi angazhimet e tyre në kuadër të dialogut

admin
Last updated: 03/09/2025 11:17
By admin 2 Min Read
Share
european union blue and gold flags flying in the wind in brussels city in belgium.
SHARE

Dialogu Kosovë–Serbi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011, synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por vazhdon të mbetet i bllokuar.

Edhe pse janë arritur marrëveshje si ajo e Ohrit në vitin 2023, zbatimi i tyre ka ngecur.

Takimi i fundit për dialogun u mbajt në qershor 2025 në Bruksel, mes Besnik Bislimit dhe Petar Petković me ndërmjetësimin e Peter Sørensen, mirëpo ky takim nuk prodhoi asnjë rezultat konkret.
Për FrontOnline, një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka deklaruar se BE, si lehtësues i Dialogut Beograd–Prishtinë, po punon me palët drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke trajtuar të gjitha çështjet e pazgjidhura.

‘’ Për Dialogun Beograd-Prishtinë Bashkimi Evropian, si lehtësues i Dialogut, po punon me palët drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke trajtuar të gjitha çështjet e pazgjidhura’’, tha një zëdhënës i BE-së.

Sipas zëdhënësit, BE pret që Serbia dhe Kosova të përmbushin me shpejtësi angazhimet e tyre në kuadër të Dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë midis normalizimit gjithëpërfshirës dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre drejt anëtarësimit në BE. Rruga drejt Bashkimit Evropian për të dyja palët kalon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE.

‘’BE pret që Serbia dhe Kosova të përmbushin me shpejtësi angazhimet e tyre në kuadër të Dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë midis normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre drejt anëtarësimit në BE. Rruga drejt Bashkimit Evropian për të dyja palët kalon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE’’, thanë nga BE.

You Might Also Like

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?

Evropa mbetet pa ujë, Maqedonia nuk duhet të presë

Strasburgu i tha “jo” edhe një kandidati nga lista e kandidatëve të propozuar nga Maqedonia për gjyqtar në GJEDNJ

Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ahmeti flet për ushtarë e ndarje vetëm kur ka zor!
Next Article Jennifer Aniston tregon pse asnjëherë nuk merr pjesë në Met Gala

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?