By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BE konfirmon se në rundin e ri të dialogut do të bisedohet për dinarin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BE konfirmon se në rundin e ri të dialogut do të bisedohet për dinarin
Maqedoni

BE konfirmon se në rundin e ri të dialogut do të bisedohet për dinarin

admin
Last updated: 15/03/2024 14:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka konfirmuar të premten se blloku e ka caktuar një takim për të martën e ardhshme, 19 mars, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve.

Stano tha se në takim, i cili zhvillohet në Bruksel, do të bisedohet për çështjen e dinarit serb, përdorimin e të cilit autoritetet kosovare e ndaluan përmes një rregulloreje të re për valutën që hyri në fuqi në shkurt.

“Do ta kemi takimin e radhës në kuadër të dialogut të martën. Janë ftuar për këtë takim kryenegociatorët për të vazhduar diskutimet aty ku kishim mbetur pas takimit të fundit“, tha Stano.

Kryenegociator i Kosovës është Besnik Bislimi, ndërsa i Serbisë është Petar Petkoviq.

Më herët të premten, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL) se nuk ka arritur ta bindë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për adresimin e shqetësimeve të Perëndimit në lidhje me ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Ai theksoi se shpreson një gjetjen e një zgjidhjeje urgjente për këtë çështje të martën në Bruksel.

“Unë ende jam duke shpresuar që, derisa kryenegociatorët do të takohen në Bruksel të martën, ata do ta gjejnë një zgjidhje të menjëhershme për t’i lejuar transferet e parave të gatshme në euro për këta njerëz”, tha Escobar për REL-in.

Banka Qendrore e Kosovës e filloi zbatimin e një rregulloreje të re nga 1 shkurti, e cila përcakton që vetëm euroja të përdoret për pagesa me para të gatshme, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb.

You Might Also Like

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit

Kryetari i Shqipërisë thërret për respektimin e shqipes në Maqedoni të Veriut dhe përfaqësim adekuat të shqiptarëve në sektorin publik

Delovska: Refuzova të punoja një rast ku një person për borxh prej 200 denarësh duhej të paguante rreth 30,000 denarë

Besim Hoda paralajmëron parti te re politike

Prishet konkursi për drejtorin e AKE-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Përshëndesim mbështetjen e Escobarit për hapjen e negociatave të Maqedonisë me BE-në
Next Article Lista e Kosovës për ndeshjet e muajit mars, këta janë pesë yjet e Superligës që u ftuan nga Franco Foda

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit
Maqedoni
Bill Clinton dëshmon para Kongresit: Nuk pashë asgjë të gabuar në takimet me Epstein
Bota
Meksi: Demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë
Shqipëri
Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?