By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës
Kosovë

BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

admin
Last updated: 07/10/2026 14:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prshtinë, 07 tetor, argument.mk/ – Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të miratuara të martën mbrëma nga Kuvendi i Kosovës.

Një zëdhënës i BE-së ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se ndryshimet, sipas Brukselit, bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës që t’u përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare për të garantuar pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe zotimit për të siguruar llogaridhënie dhe për t’u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka deklaruar zëdhënësi.

BE-ja ka rikujtuar se e ka mbështetur vazhdimisht punën e Dhomave të Specializuara si një institucion të pavarur gjyqësor, duke kërkuar që mandati aktual dhe pavarësia e tyre të respektohen plotësisht.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës po vendosin drejtësi bazuar në parimin e përgjegjësisë penale individuale”, ka theksuar zëdhënësi i BE-së.

Në anën tjetër, Brukseli ka përshëndetur përfundimin e bllokadës institucionale në Kosovë, pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Republikës.

BE-ja ka thënë se pret rikthimin e stabilitetit institucional, duke vlerësuar se kjo do t’i mundësojë Kosovës të avancojë në rrugën e saj evropiane dhe të përfitojë nga mundësitë që ofron Bashkimi Evropian.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Kosova përballet me një agjendë të rëndësishme reformash, përfshirë reformat e lidhura me Planin e Rritjes dhe Reformave, zbatimin e mëtejshëm të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin gradual në Tregun e Vetëm të BE-së.

“Ndonëse BE-ja është e gatshme ta mbështesë Kosovën edhe më tej, partneriteti ynë nënkupton jo vetëm interesa të përbashkëta, por edhe përgjegjësi të përbashkët”, ka nënvizuar zëdhënësi.

Kuvendi i Kosovës i miratoi ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara në lexim të dytë, pak para votimit për Presidenten e re. Miratimi erdhi pas një marrëveshjeje politike mes partive, e cila i hapi rrugë edhe sigurimit të votave për zgjedhjen e Shiroka-Pulës.

You Might Also Like

“Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pula tregon anën e panjohur të presidentes së re

OSBE: Kosova vazhdon një traditë të rëndësishme, sërish zgjodhi një grua për presidente

Arrestohet biznesmeni Valon Lluka, dyshohet për mashtrim dhe tri vepra të tjera penale

Shefja e deputetëve të VV-së reagon pas zgjedhjes së presidentes

Hamza: Presidentja ka rol unifikues, partitë politike kanë përgjegjësitë e tyre

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shoqata e të zgjedhurve vendorë letër KE: Ndaloni ndryshimin e njëanshëm të kufijve të bashkive
Next Article Gjykata Speciale: Kosova s’na konsultoi për ndryshimet e Ligjit – Të fokusuar në përmbushjen e mandatit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?