By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BE sinjale bashkëpunuese me qeverinë e re!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > BE sinjale bashkëpunuese me qeverinë e re!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

BE sinjale bashkëpunuese me qeverinë e re!

admin
Last updated: 30/05/2024 11:00
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 maj – Përderisa e ardhmja e vendit shihet në Bashkimin Evropian është shumë me rëndësi se çfarë raportesh dhe cili do të jetë niveli i bashkëpunimit të qeverive të ndryshme me insititucionet e BE-së. Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir, deklaroi se është në interes të vendit tonë që të vazhdojë rrugën e BE-së dhe se Unioni është i gatshëm të punojë me qeverinë e re dhe të gjithë ata që mbështesin procesin e reformave. Kjo në fakt është sinjal mjaft kumbues që tregon se BE pranojnë plotësisht këtë qeveri të cilën e kanë zgjedhur qytetarët, shkruan Zhurnal.

BE e pranon qeverinë dhe hap dyert e bashkëpunimit –

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir, deklaroi se është në interes të vendit tonë që të vazhdojë rrugën e BE-së dhe se Unioni është i gatshëm të punojë me qeverinë e re dhe të gjithë ata që mbështesin procesin e reformave.

“Mesazhi im do të ishte për qeverinë dhe në fakt, për të gjithë vendin. Besoj se interesi i këtij vendi është të vazhdojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ne në Bashkimin Evropian jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe të gjithë ata që mbështesin procesin e reformave, i cili është i nevojshëm për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndihmuar këtë vend të përparojë në rrugën e tij drejt BE-së” tha Gir.

Është një detyrë, shtoi ambasadori evropian, e cila do të jetë para së gjithash për qeverinë, por jo vetëm për të, por tha ai do të kërkojë edhe mbështetjen e të gjithë aktorëve kryesorë nga i gjithë spektri politik.

“Me fjalë të tjera, zgjerimi duhet të jetë një projekt kombëtar që do t’i bashkojë të gjithë për të punuar në reformat, për të zbatuar masat e nevojshme, në mënyrë që të anëtarësohen sa më shpejt në Bashkimin Evropian”, tha Gir në një deklaratë para hapjes së ekspozitës “Të bashkuar në diversitet” me rastin e 20 vjetorit nga zgjerimi më i madh i Bashkimit Evropian.

Qeveria duhet në koordinim me BE-në të vazhdojë punët ku kanë ngelur –

Pas çdo gare është e rëndësishme që sa më parë të dihet dhe kuptohet arsyeja e garimit jo vetëm për të kënaq apo plotësuar egot e ndokujt por për të dëshmuar ndryshimin apo vazhdimin e rrugëtimit në drejtim të përmirësimit të gjendjes së qytetarëve.

Prandaj, sa më parë duhet të vazhdohen punët aty ku kanë ngelur. Fushata e zgjedhjet përfunduan tani është koha që të dëshmohet që ky vend ka njerëz dhe kapacitet për t’i çuar proceset përpara drejt një jete më të mirë për të gjithë pa dallim

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sfidat në të cilat ka kalua vendi janë dëshmi që asgjë nuk është e pamundur ajo që duhet është vetëm vullneti pozitiv për të bërë ndryshim drastik në vendin ku mëse i nevojshëm është i ndryshimi. Nëse dikur ka qenë e pa imagjinueshme futja e vendit si anëtarë i Aleancës më të fortë ushtarake në botë, sot është realitet, nëse dikur ka qenë e pa besueshme që vendit mund t’i ndërrohet emri dhe të vazhdohet tutje procesi integrimit evropian, sot është realitet.

Nëse sot tingëllon çuditshëm që kjo qeveri në ardhje nuk do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese, nesër do të jetë realitet. Ajo që nevojitet është mos krijimi i dramave pa nevojë që po u ndryshua kushtetuta shembet vendi. Jo, nuk ndodhë asgjë e keqe dhe e dëmshme për vendin ndodhë hapja e rrugës dhe vazhdimi i rrugëtimit drejt BE-së.

Me ndryshimin e Kushtetutës a do të hyjmë në BE? Sigurisht që jo, na presin akoma punë e reforma të shumta në shumë fusha të ndryshme por ajo që ndodhë sigurt është dëshmia që ky vend ka vullnet politik për tu bërë anëtarë i familjes së madhe evropiane. Pra, nuk mjaftojnë vetëm sondazhet apo deklaratat duhet edhe vepra konkrete.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Çdo veprim i guximshëm sot është dëshmi dhe përpjekje për krijimin e një të ardhme të mirë nesër. Pra, politikanë vizionar janë ata që mendojnë e veprojnë për gjeneratat e ardhshme dhe jo sot për sot. E kjo është dëshmuar dhe do të dëshmohet padyshim edhe tutje se ka njerëz që brengosen për gjeneratat që vijnë, ka njerëz që synim kanë zhvillimin dhe progresin në gjitha fushat në tërësi. /Zhurnal.mk

 

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Një shtetas i Rumanisë plagoset aksidentalisht në Prishtinë, autoritetet arrestojnë të dyshuarin
Next Article Sulmohen seksualisht dy gra në Ferizaj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?