By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BE zgjat masat për të reduktuar vullnetarisht konsumin e gazit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > BE zgjat masat për të reduktuar vullnetarisht konsumin e gazit
Bota

BE zgjat masat për të reduktuar vullnetarisht konsumin e gazit

admin
Last updated: 04/03/2024 21:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministrat e Energjisë të BE-së ranë dakord sot për zgjatjen e masave për të reduktuar vullnetarisht konsumin e gazit me një objektiv prej 15% në të gjithë Bashkimin Evropian deri në mars 2025.

“Blloku ka bërë një rrugë të gjatë që nga viti 2022, kur kriza energjetike ishte më e tmerrshme pasi Rusia sulmoi Ukrainën, tha ministri belg i Energjisë, Tinne van der Straeten tha në një deklaratë.

Vendet e BE-së, fillimisht u zotuan në vitin 2022 për të ulur konsumin e tyre me të paktën 15%, krahasuar me mesataren e pesë viteve të fundit, për të siguruar furnizimet me energji gjatë dimrit pasi Rusia reduktoi në mënyrë drastike eksportet në bllok.

Ky objektiv i kursimeve u tejkalua, me kërkesë të reduktuar me mbi 19% mesatarisht në të gjithë BE-në. Një tjetër zgjatje pasoi në mars 2023 që do të përfundonte në fund të këtij muaji.

Marrëveshja origjinale përmbante gjithashtu një dispozitë, nëse ndodh një krizë e sigurisë së furnizimit, për ta bërë të detyrueshëm objektivin e reduktimit vullnetar të konsumit.

“Masat në lidhje me furnizimin me energji duhet të lëvizin në baza vullnetare pasi situata e furnizimit në BE është përmirësuar ndjeshëm që nga viti 2022”, thuhet në një deklaratë nga Këshilli i BE-së, një organ i BE-së që përfaqëson vendet e BE-së. Miratimi zyrtar do të paraqitet në mars.

Çmimet e gazit natyror u rritën në mënyrë dramatike në vitin 2022 për shkak të pushtimit rus në Ukrainë. Në kulmin e tyre, çmimet e shitjes me shumicë ishin më shumë se 300 euro (325 dollarë).

Çmimet ranë ndjeshëm pasi mungesat e gazit mund të shmangeshin falë zëvendësimit të karburanteve ruse me importe nga vendet e tjera dhe uljes së kërkesës.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Petrovska në inaugurimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë
Next Article Siljanovska-Davkova: Në vend që të promovojë ide dhe projekte, pushteti e harxhon energjinë në erë, fyerje dhe mohime

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?