By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bebe Rexha ironizon me “mbylljen” e TikTok-ut: Ku do të shkojnë tani ‘njerëzit e famshëm’ të këtij rrjeti social – po pyes për një mik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Bebe Rexha ironizon me “mbylljen” e TikTok-ut: Ku do të shkojnë tani ‘njerëzit e famshëm’ të këtij rrjeti social – po pyes për një mik
Showbizz

Bebe Rexha ironizon me “mbylljen” e TikTok-ut: Ku do të shkojnë tani ‘njerëzit e famshëm’ të këtij rrjeti social – po pyes për një mik

admin
Last updated: 16/01/2025 08:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka reaguar me ironi ndaj raportimeve për një ndalim të mundshëm të rrjetit social TikTok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Interpretuesja e hitit “I’m A Mess” ka shpërndarë një video-selfie në llogarinë e saj në TikTok, ku u shpreh: “A mundet dikush të më tregojë se ku do të shkojnë njerëzit ‘cool’ tani që TikTok-u po mbyllet? Po pyes për një mik”.

Fjalia e saj e mbushur me humor dhe sarkazëm ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë interpretuar si një mesazh drejtuar atyre që janë bërë të famshëm përmes TikTok, shpeshherë pa ndonjë talent të veçantë apo kontribut të rëndësishëm artistik.

Genuinely interested. Lmk thx 🩷♬ original sound – Bebe Rexha

Kjo deklaratë e Bebe Rexhës ka ndezur diskutime në rrjetet sociale, ku fansat kanë ndarë mendime të ndryshme. Shumë prej tyre e kanë mbështetur ironinë e saj, duke vlerësuar qëndrimin e këngëtares ndaj fenomenit të krijimit të famës së shpejtë në platformat digjitale.

Ndërkohë, raportimet për një ndalim të TikTok në SHBA vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, me argumente që lidhen kryesisht me çështjet e sigurisë kombëtare. Ndikimi i një vendimi të tillë mbi krijuesit e përmbajtjes dhe përdoruesit aktivë të platformës mbetet për t’u parë.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

You Might Also Like

Lisa Kudrow: U ktheva në punë 10 ditë pas lindjes, ishte një vendim i çmendur

Pse yjet e Hollywoodit po largohen nga ShBA dhe po zhvendosen në vendet evropiane?

“Ajo i ka kërkuar Mirit”, deklarata e papritur e Landit për Selin

Operacion ndaj VIP-ave në Turqi – urdhër ndalimi për 14 të dyshuar, mes tyre Burak Deniz edhe Sinem Unsal

George Clooney akuzoi Trumpin për krime lufte, Shtëpia e Bardhë e kritikoi për “filma të tmerrshëm”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot i vranët, mëngjesi me ngrica
Next Article “Mjegulla është një armë kimike”, teoria e konspiracionit që po përhapet në SHBA

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?