By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna ‘shpërthen’ në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna ‘shpërthen’ në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky
Showbizz

Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna ‘shpërthen’ në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

admin
Last updated: 19/02/2025 07:55
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Reperi ASAP Rocky, partneri i Rihanna-s, u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat të martën nga juria në gjyqin e tij penal për krime të rënda në qendër të Los Angelesit.

Artisti 36-vjeçar, i nominuar tre herë për çmimin “Grammy”, ishte akuzuar për dy krime të rënda të sulmit me armë gjysmë-automatike në lidhje me një incident në nëntor të vitit 2021 në Hollywood, Kaliforni, ku viktimë e supozuar ishte ish-miku i tij, A$AP Relli, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e hitit “Take A Bow” shpërtheu në lot kur u lexua vendimi, pasi partneri i saj përballej me një dënim deri në 24 vite burg nëse shpallej fajtor. ASAP Rocky vrapoi drejt saj dhe e përqafoi pas shpalljes së vendimit.

“Faleminderit të gjithëve që më shpëtuat jetën”, u shpreh ASAP Rocky para jurisë, e cila përbëhej nga shtatë gra dhe pesë burra, sipas Associated Press.

Reperi, emri i plotë i të cilit është Rakim Mayers, u emocionua teksa përqafoi avokatët e tij pas vendimit të gjyqit.

Juria arriti në një vendim unanim pas rreth tre orësh diskutime, të cilat nisën pas përfundimit të argumenteve përmbyllëse javën e kaluar.

Para nisjes së gjyqit, Rocky kishte refuzuar një marrëveshje nga prokuroria që përfshinte gjashtë muaj burg dhe lirim me kusht. Sipas Associated Press, kjo marrëveshje do të kërkonte që ai të pranonte fajësinë për një nga akuzat.

ASAP Rocky e festoi vendimin me partneren e tij Rihanna dhe ekipin ligjor brenda sallës së gjyqit dhe pas daljes nga ndërtesa.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Prokurorët pretenduan se Rocky kishte qëlluar dy herë ndaj ish-mikut të tij, A$AP Relli. Ky i fundit dëshmoi në gjyq se nuk ishte lënduar rëndë, por një nga plumbat i kishte prekur lehtë nyjën e dorës.

Ekipi ligjor i Rocky-t argumentoi se të shtënat ishin në fakt fishekë bosh nga një armë rekuizitë, të cilën ai e kishte marrë nga xhirimet e një videoklipi muzikor. Ata thanë se e kishte përdorur për të trembur Relli-n, i cili sipas tyre po sulmonte një tjetër anëtar të grupit të tyre.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Gjykata udhëzoi jurinë se sipas ligjit, A$AP Rocky nuk mund të shpallej fajtor nëse gjendej se kishte vepruar në vetëmbrojtje.

Superylli i muzikës dhe modës, e lindur në Barbados, tërhoqi vëmendjen e mediave me paraqitjet e saj në gjykatë për të mbështetur partnerin e saj, me të cilin ka dy fëmijë: RZA, dy vjeç, dhe Riot Rose, një vjeç.

Gjatë disa seancave, Rihanna ishte ulur mes nënës dhe motrës së A$AP Rocky-t, Renee Black dhe Erika B. Mayers. Këngëtarja e hitit “Diamonds” solli edhe fëmijët e tyre në gjykatë për argumentet përfundimtare të çështjes.

Vendimi i pafajësisë vjen në kulmin e famës së Rocky-t, në një moment të rëndësishëm për karrierën e tij muzikore. Ai është planifikuar të jetë kryefjala e festivalit Rolling Loud në mars, një nga bashkë-organizatorët e Met Gala në maj, dhe do të shfaqet përkrah Denzel Washington në filmin e regjisorit Spike Lee, “Highest 2 Lowest”, që pritet të dalë në fillim të verës.

Prokurorët dhe dëshmitarët e tyre argumentuan se Rocky kishte një konflikt me ish-mikun e tij, A$AP Relli, me të cilin ishte pjesë e grupit A$AP Mob që nga shkolla e mesme. Ata pretenduan se dyshja ishte takuar në Hollywood më 6 nëntor 2021 dhe, pas një përleshjeje, Rocky kishte nxjerrë armën dhe kishte qëlluar dy herë ndaj Relli-t, duke i prekur nyjën e dorës, por pa i shkaktuar lëndime serioze.

Avokati i Rocky-t, Joe Tacopina, e përshkroi Relli-n si “një gënjeshtar patologjik i zemëruar”, i cili “kreu dëshmi të rreme vazhdimisht”.

Mbrojtja argumentoi se Rocky kishte përdorur një armë rekuizitë që gjuante vetëm fishekë bosh, të cilën e kishte mbajtur për siguri pas xhirimeve të një videoklipi. Ata thanë se ai e kishte përdorur armën për ta trembur Relli-n, pasi ky i fundit po sulmonte një tjetër anëtar të grupit.

Juristët u informuan se, pavarësisht se kishin kaluar tre vjet nga incidenti, askush nuk e kishte përmendur armën rekuizitë para autoriteteve deri ditën e përzgjedhjes së jurisë për gjyqin.

Gjithashtu, ata u udhëzuan se nëse arrinin në përfundimin se Rocky kishte arsye të besonte se ai ose miqtë e tij ishin në rrezik të menjëhershëm, dhe nëse kishte përdorur forcë të arsyeshme për t’u mbrojtur, mund ta shpallnin të pafajshëm.

Nuk ishte e qartë menjëherë nëse vendimi i jurisë erdhi për shkak se ata besuan se ai po mbante një armë rekuizitë ose sepse e panë si veprim në vetëmbrojtje. Ata nuk kishin nevojë të binin dakord mbi arsyen, por vetëm të arrinin në të njëjtin përfundim.

Rocky zgjodhi të mos dëshmonte në mbrojtjen e tij.

Ndërkohë, zëvendësprokurori John Lewin i bëri thirrje jurisë që të mos ndikohej nga fama ose aspektet familjare të çështjes, duke sugjeruar se prania e Rihanna-s me fëmijët në sallën e gjyqit ishte një përpjekje për të ndikuar në vendimin e tyre.

“Ju nuk lejohet të merrni parasysh se si kjo çështje mund të ndikojë te Rihanna dhe fëmijët e tij”, tha prokurori. “Ne të gjithë jemi përgjegjës për veprimet tona në këtë botë”.

You Might Also Like

Prishja e miqësisë me Kiara Titon, Dojna Mema flet për herë të parë

U raportua se Sara Gjordeni dhe Bardhi janë ndarë, kjo është e vërteta

Albumi i ri i Taylor Swift thyen rekord të shitjes

Prej 3 muajsh në burg në Dubai, Cllevio i Tik Tok pranon ekstradimin – Nis përballjen me ligjin në Shqipëri

Reagimi i Rita Orës kur në një emision i lëshohet kënga e Dua Lipës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mot me vranësira, vende-vende reshje shiu të përziera me borë
Next Article Skocia fillon lirimin e parakohshëm të disa dënuarve në përpjekje “për të lehtësuar mbipopullimin e burgjeve”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?