By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bëjnë 1km rrugë për ujë të pijshëm – Banorët e lagjes 146 në Tetovë në hall të madh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bëjnë 1km rrugë për ujë të pijshëm – Banorët e lagjes 146 në Tetovë në hall të madh
Maqedoni

Bëjnë 1km rrugë për ujë të pijshëm – Banorët e lagjes 146 në Tetovë në hall të madh

admin
Last updated: 02/08/2024 15:28
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 gusht – Banorët e lagjes 146 në Tetovë vuajnë për ujë të pijshëm. Ujin e sigurojnë nga çezma 1 kilometër larg lagjes, shkruan Alsat.

Uji në këtë lagje vjen vetëm një orë gjatë natës dhe i njëjti është vetëm për çështje higjienike dhe jo për tu pirë.

“Tash e më shumë se tri dekada, banorët e lagjes 146 ujin e sigurojnë në këtë formë, duke harxhuar përveç mundit të tyre, edhe energji elektrike për të pompuar ujin nëpër shtëpi. Por, sa është higjienike që të sigurohet uji në këtë mënyrë? Nuk është aspak, sepse e dimë mirë që para ca vitesh pikërisht në këtë lagje u shfaq një sëmundje shkaku i së cilës në spital përfunduan shumë persona. Kanë kaluar tashmë shumë e shumë kryetarë komunash dhe të gjithë të njëjtin premtim kanë bërë gjatë fushatës parazgjedhore. Do kryhet uji në këtë lagje, dhe me përfundimin e zgjedhjeve ka përfunduar edhe muhabeti i këtij uji”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.

“Ja shiheni si e sigurojmë, natën mbushet nga pak ditën harxhojmë, kjo është. Por ka probleme, tridhjetë vite e kemi këtë problem. Që kur janë ndërtuar këto shtëpi me leje ndërtimi, por nuk është bë asgjë, ja edhe rrugën shiheni, kanalizimin na e bënë mirë që na e bënë nga shpëtuan nga jamat. Por furnizimin e ujit ja, e din edhe komuna. Por çka bëjnë ato familje që nuk kanë mundësi materiale të vënë hidrofor? Vijnë mbushin tek çezmat. Nuk flasim për këtë kryetar apo paraprakun. Gjithë që vijnë me bisedën e njëjtë vijnë, s’ka nevojë edhe të flasim shumë e shumë pjesët shqiptare lihen pas dore sistematikisht prej shtetit. Unë nuk jam përkrahës as i njërës as i tjetrës parti, por kushdo që të vij do kemi probleme të njëjta nëse kjo nuk zgjidhet në mënyrë sistemore prej shtetit”, tha një banor.

“Është shumë vështirë në këtë nxehtë. S’kemi ujë, dobët jemi me ujin shumë. S’ka lagja e epërme mbushën ujë tek çezmat poshtë të arabatit. Për larje kemi një burim të malit që kur vjen natën e përdorim për pastrim. Por vetëm për pastrim është, e për pije mbushim poshtë. Kryetari duhet të merr masa më shumë, të angazhohet më shumë që të na furnizoj me ujin e pijshëm të Sharrit”, u shpreh një banor tjetër.

Nga Komuna e Tetovës thonë se punët për zgjidhjen e këtij problemi tashmë kanë filluar.

“Pas më shumë se tri dekadash, me angazhimin e vetë kryetarit Kasami në këtë lagje, punimet për sistemin e ri të ujësjellësit kanë nisur që prej dhjetë ditësh, ndërsa pauza prej disa ditësh, ka të bëj me lejen që pritet të japin dy banorë që ekskavatori të kalojë nëpër pronën e tyre që të mund të vendoset edhe sistemi i ri i ujit. Shpresojmë në bashkëpunim me banorët që ky problem të zgjidhet një herë e për gjithmonë”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Ndryshe, kjo lagje përveç problemeve me ujin për pije, ka edhe problemin e infrastrukturës rrugore.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Spiropali pret në takim Konjufcën: Vizitën e parë si Kryetare e Kuvendit, padyshim do ta mbaj në Kosovë
Next Article Ky nuk është Jurgen Klopp – kroati shkaktoi “çmenduri” për shkak të ngjashmërisë së tij të pabesueshme me trajnerin e famshëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?