By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Bektashinjtë kishin një lidhje të ngushtë me adhurimin e Krishtit”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > “Bektashinjtë kishin një lidhje të ngushtë me adhurimin e Krishtit”
Kulturë

“Bektashinjtë kishin një lidhje të ngushtë me adhurimin e Krishtit”

admin
Last updated: 01/10/2024 10:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Nga: Mark Mazower
Përkthimi: Erblina Kërçishta dhe Julinda Mano (pjesë nga libri Selaniku, qyteti i fantazmave)

Prej të gjitha urdhrave sufi në Ballkan, ndoshta urdhri fetar më i suksesshëm dhe që pati më tepër ndikim ishte ai i bektashinjve. Ata kishin baza monastike kudo dhe ishin të lidhur ngushtë me trupat jeniçere, milicinë që konvertonte me forcë djemtë e krishterë, gjë që ishte shumë e rëndësishme për ushtrinë osmane. Shpesh ata pushtonin vendet e shenjta, varret e shenjtëve dhe kishat e krishtera, një praktikë që kishte filluar në Anadoll dhe që vazhdoi me përparimin osman në Europë.

Në fillim të shekullit XX, dijetarja e re shkëlqyer britanike Hasluk, vëzhgoi institucionet e bektashinjve, të cilat ekzistonin ende në kohën e luftërave të Ballkanit, që shkonin në veri deri në Budapest, por pjesa më e madhe (përveç Shqipërisë, që edhe sot është qendër e rëndësishme) janë zhdukur prej kohësh. Njerëzit që shkonin në vende të tilla ndiznin qirinj dhe varnin rroba të vjetra në pemët aty pranë, një mënyrë e zakonshme për të marrë ndihmë nga shenjtët.

Në Maqedoni, familja Evrenos e mbështeste urdhrin; në Selanik, ajo kishte shumë teqe modeste. Vetë bektashinjtë kishin një lidhje të ngushtë me adhurimin e Krishtit. Përdorimi i bukës dhe i verës gjatë riteve të tyre, rëndësia që u kushtonin 12 imamëve (e ngjashme me 12 dishepujt) dhe shumë karakteristika të tyre ngjasonin shumë me praktikën e krishterë.

Në jug të Shqipërisë, sipas Haslukut, në legjendë thuhej se Haxhi Bektashi e kishte prejardhjen nga një familje e krishterë – ai kishte pranuar fenë islame para se të pranonte epërsinë e besimit të tij të parë, duke krijuar kështu një urë mes të dyjave. Në të vërtetë, mungesa e ndonjë baze për këtë histori nuk duhet ta fshehë të vërtetën e saj simbolike. Një komentues i kësaj lëvizjeje ka shpjeguar: “Është doktrina e tyre të jenë liberalë kundrejt të gjitha profesioneve e feve dhe t’i konsiderojnë të gjithë burrat të barabartë para Zoti”.

You Might Also Like

“Rrëfime nostalgjike”, mbrëmje përkujtimore kushtuar Dritëro Agollit në COD

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nga sot fillon orari dimëror në parkingjet e Tetovës
Next Article Shkëmbimet miqësore dhe njerëzore, nxisin bashkëjetesën paqësore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?