By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Belgorod shpall gjendjen e jashtëzakonshme, Biden: Informohem nga Kievi për ofensivën në Kursk, është një dilemë për Putinin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Belgorod shpall gjendjen e jashtëzakonshme, Biden: Informohem nga Kievi për ofensivën në Kursk, është një dilemë për Putinin
Bota

Belgorod shpall gjendjen e jashtëzakonshme, Biden: Informohem nga Kievi për ofensivën në Kursk, është një dilemë për Putinin

admin
Last updated: 14/08/2024 08:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Inkursioni ushtarak i Ukrainës në Rusi po krijon një dilemë të vërtetë për Vladimir Putin. Kështu u shpreh presidenti i SHBA-së Joe Biden, duke shtuar se zyrtarët në Uashington ishin në kontakt të vazhdueshëm me ata në Kiev për lëvizjen ukrainase.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas mbërritjes së tij në Neë Orleans, Biden tha se ai ishte informuar çdo 4-5 orë gjatë 6-8 ditëve të fundit për veprimin e forcave të Kievit. Kjo “po krijon një dilemë të vërtetë për Putinin”, tha presidenti amerikan në komentet e tij të para për operacionin ukrainas në rajonin e Kurskut.

Ndërkohë në rajonin Belgorod të Rusisë sot është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Kjo u njoftua nga guvernatori Vyacheslav Gladkov në Telegram.

“Situata mbetet jashtëzakonisht e vështirë dhe e tensionuar për shkak të bombardimeve të forcave të armatosura ukrainase. Shtëpitë janë shkatërruar, në mesin e civilëve ka të vdekur dhe të plagosur”, shkroi sot në mëngjes guvernatori Vyacheslav Gladkov në Telegram, duke njoftuar gjendjen e jashtëzakonshme në nivel rajonal.

Gladkov shpjegoi se masa është marrë “për të siguruar mbrojtje më të madhe të popullsisë dhe për të ofruar mbështetje të mëtejshme për viktimat”.

Autoritetet në rajonet Kursk, Voronezh dhe Bryansk raportuan se dronët nga Ukraina u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ruse.

Që nga 6 gushti, Ukraina ka zhvilluar një ofensivë të madhe në rajonin e Kurskut, duke pretenduar pushtimin e më shumë se 1000 kilometrave katrorë të territorit rus. Autoritetet e Moskës pranuan humbjen e 28 vendndodhjeve. Sipas Institutit Amerikan për Studimin e Luftës (ISË), trupat e Kievit kanë avancuar 800 km katrorë të rajonit të Kurskut, ndërsa që nga 1 janari 2024, ato të Moskës kanë depërtuar 1,360 km katrorë në territorin ukrainas.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Moti – Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Temperaturat mbeten të larta
Next Article Irani gati të godasë selinë e Mossad-it në Tel Aviv

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?