By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bella Hadid rrëfen se u paragjykua për trupin në moshën 17-vjeçare: Më thanë se isha shumë e shëndoshë për të veshur Saint Laurent
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Bella Hadid rrëfen se u paragjykua për trupin në moshën 17-vjeçare: Më thanë se isha shumë e shëndoshë për të veshur Saint Laurent
Showbizz

Bella Hadid rrëfen se u paragjykua për trupin në moshën 17-vjeçare: Më thanë se isha shumë e shëndoshë për të veshur Saint Laurent

admin
Last updated: 28/11/2026 14:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Modelja e njohur, Bella Hadid, ka treguar se në moshën vetëm 17-vjeçare ishte përballur me komente paragjykuese për trupin e saj, pasi një stiliste i kishte thënë se ishte “shumë e shëndoshë për të veshur Saint Laurent” dhe se duhej të humbiste disa kilogramë.

Modelja, tashmë 30-vjeçare, e cila sot është një nga fytyrat e markës së njohur Saint Laurent, ka kujtuar këtë përvojë gjatë një interviste për revistën Harper’s Bazaar, duke folur për fillimet e saj në industrinë e modës.

Ajo tregoi se komenti ishte bërë gjatë një takimi të parë me një stiliste, pak kohë pasi kishte përfunduar shkollën e mesme.

 Bella

“Kur isha 17 vjeçe dhe shkova në takimin tim të parë me një stiliste, të cilën nuk do ta përmend me emër, në thelb më tha se isha shumë e shëndoshë për të veshur Saint Laurent dhe se duhej të humbisja disa kilogramë”, kujtoi Bella.

Ajo shtoi se, 12 vjet më vonë, jo vetëm që është bërë fytyra e Saint Laurent, por edhe e Pradas, duke e cilësuar këtë arritje si diçka të jashtëzakonshme.

Hadid theksoi se industria e modës ka ndryshuar shumë ndër vite dhe se njerëzit që kanë kontribuar për ta bërë atë një ambient më të shëndetshëm për modelet janë tejet të rëndësishëm.

Megjithatë, pranoi se në atë periudhë kishte kaluar tashmë vështirësi të shumta me raportin ndaj trupit të saj.

 Bella

Sipas saj, në kohën kur mori atë koment, kishte filluar ta shihte ushqimin ndryshe dhe të krijonte një marrëdhënie më të shëndetshme me trupin.

“E dua trupin tim dhe është në rregull nëse ti mendon se nuk dukem ashtu siç duhet sipas pritshmërive të tua”, u shpreh modelja.

Bella, e cila hapi sfilatën e Victoria’s Secret për vitin 2026 muajin e kaluar, foli edhe për presionin që përjetojnë personazhet publike kur fotografohen vazhdimisht.

Ajo kërkoi më shumë mirëkuptim ndaj ndryshimeve fizike, duke theksuar se trupi i një gruaje mund të ndryshojë nga dita në ditë për shkak të hormoneve dhe problemeve me sistemin imunitar.

 Bella

Modelja ka folur edhe më parë për vështirësitë e saj gjatë adoleshencës, përfshirë ankthin kronik, çrregullimet e të ushqyerit dhe problemet me imazhin trupor.

Në një intervistë për revistën i-D në vitin 2022, tregoi se kishte qarë pothuajse çdo ditë dhe se për një kohë të gjatë nuk e kishte kuptuar se çfarë po përjetonte.

Terapia e ndihmoi të kuptonte më mirë gjendjen dhe të përballej me vështirësitë që e kishin shoqëruar gjatë viteve të adoleshencës. 

You Might Also Like

Pas 14 vitesh lidhje e me dy fëmijë, Valdrina i thotë PO propozimit për martesë nga Valdeti në BBVK

Monica Bellucci mori gjithë vëmendjen në Festivalin e Filmit në Marrakesh me një fustan elegant të zi me xixa

Nga Daors te Qamile – zbulohen emrat e vërtetë të banorëve të Big Brother VIP Kosova 5

Azem Lukaj publikon “UÇK – Liria jonë”, kënga që zgjon emocionet dhe krenarinë kombëtare

Këngëtarja Donna Dafi tërheq vëmendjen e mediave amerikane me “Enemy”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Autostradat pa pikapagesë do të paguhet sipas kilometrave të përshkuar
Next Article Berisha paralajmëron të dyshuar të tjerë për shtytje në vrasjen e Arlindës, përmend edhe Jeton Sylajn

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?