By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Këto zgjedhje nuk do t’i njohim kurrë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Këto zgjedhje nuk do t’i njohim kurrë
Shqipëri

Berisha: Këto zgjedhje nuk do t’i njohim kurrë

admin
Last updated: 26/05/2025 18:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha deklaroi sot se nuk do t’i njohë kurrë zgjedhjet e 11 majit.

Në një konferencë për shtyp Berisha u shpreh se, “unë edhe një herë deklaroj se këto zgjedhje kurrë nuk do njihen dhe se ata, të cilët përpiqen t’u shesin shqiptarëve krimin si sukses elektoral, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se rreshtojnë veten me kartelet, me Edi Ramën dhe me të gjithë autorët e farsës më të shëmtuar elektorale të majit 2025”.

Berisha theksoi se, farsat nuk fitohen kurrë nga opozita.

Ai u shpreh se, “ne kemi zgjedhur rrugën e dytë, të qëndresës për votën e lirë të shqiptarëve”.

Berisha u shpreh se “me Edi Ramën, zgjedhje të lira kurrë nuk mund të ketë. Kjo nuk është asgjë e re. E kam thënë para këtyre zgjedhjeve, e them edhe sot me bindjen më të madhe pasi Edi Rama ka krijuar shtet elektoral dhe zhvillon farsë elektorale”.

“Me shtet elektoral ka vetëm farsë elektorale dhe se Edi Rama zhvillon vetëm farsë elektorale. Dhe se farsat nuk fitohen kurrë nga opozita”, shtoi ai.

“Atëherë ka një qëllim, që çdo qytetar shqiptar, që beson se këto zgjedhje ishin farsë dhe se farsa nuk fitohet kurrë nga opozita, të pyesë veten a është i gatshëm të sakrifikojë për votën e lirë. A është i gatshëm të angazhohet në një betejë për t’u rikthyer shqiptarëve të drejtën e votës së lirë. Çka nënkupton të gjitha përpjekjet, të gjitha sakrificat për ata që besojnë se kjo është një farsë. Për ata që besojnë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe natyrisht largimi i Edi Ramës duhet të jetë qëllimi më madhor i shqiptarëve”, tha Berisha

Kreu i PD theksoi se, “ka dy rrugë. Një rrugë është bojkoti i zgjedhjeve”.

Rruga tjetër, shtoi ai, “është rruga që ndjekim ne. Rruga në të cilin ne marrim pjesë në proces, paraqesim të gjitha dokumentet e vërteta që ishte farsë dhe ftojmë shqiptarët të luftojnë për votën e tyre”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Të dyja janë të vështira, por kjo e dyta ka një mbështetje ndërkombëtare. E para mund ta krijojë, por fillimisht nuk ka. E dyta po, ja ku janë raporti, ja ku janë rezolutat. Është pra një betejë e vështirë, por jo e pashpresë”, tha Berisha.

Berisha nënvizoi se, “PD do kërkojë pavlefshmëri dhe të gjitha llojet e ankesave”.

“Farsa është një shkelje universale e ligjeve, e normave, e kritereve. Për ta thënë me një fjalë. Merrni deklaratën e Edi Ramës se kodi zgjedhor është një kinezëri. Që në këtë moment i dëshmon se do zhvillojë farsë dhe jo zgjedhje”, tha ai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Matarella, Siljanovska Davkovës: BE nuk duhet t’ju lejojë të jeni viktimë e çështjeve të identitetit ose bilateralizimit
Next Article Osmani në Dayton: Është koha që NATO t’i hap dyert partnerëve si Kosova

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?