By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Më 28 Nëntor të bashkohemi në protestën më të fuqishme për të nderuar flamurin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Më 28 Nëntor të bashkohemi në protestën më të fuqishme për të nderuar flamurin
Shqipëri

Berisha: Më 28 Nëntor të bashkohemi në protestën më të fuqishme për të nderuar flamurin

admin
Last updated: 28/11/2026 14:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 25 nëntor, Argument – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje këtë të mërkurë për mobilizim mbarëkombëtar në protestën e 28 Nëntorit, duke e cilësuar Ditën e Flamurit jo vetëm si festë, por edhe si një ditë kushtrimi kundër qeverisë.

Duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha deklaroi se opozita nuk heq dorë kurrë nga protestat, ndërsa u drejtoi një ftesë të hapur të gjitha forcave të tjera politike, pavarësisht kundërshtive mes tyre, që të bashkohen përballë asaj që ai e quajti një “rrezik ekzistencial” për vendin.

“Çfarë do të thotë që ne duhet të mobilizohemi, të angazhohemi dhe ne nga protesta s’heqim dorë kurrë.

Por ne ftojmë të gjitha forcat politike me të cilat mund të kemi kundërshti nga më të mëdhatë, por asnjë prej tyre nuk janë rrezik ekzistencial. Të bashkohemi kundër këtij rreziku ekzistencial dhe pastaj të votojnë shqiptarët të lirë për cilindo duan. Por këta janë një bandë që kanë humbur çdo lloj norme morale e ligjore.

28 Nëntori është ditë feste, por është ditë kushtrimi. Shqiptarët, demokratet nga të katër anët e Shqipërisë të bashkohen me protestën më të fuqishme qytetare rinore për të nderuar flamurin kundër këtyre faqezinjve me 100 flamuj, që vetëm flamur kombëtar nuk kanë, që kanë llogaritë bankare dhe xhepat e tyre për flamuj. Ndaj dhe duhet këto ditë që na ndajnë nga kjo datë e shënuar e historisë të bëjmë gjithçka për nderimin më të madh të flamurit duke i dhënë përgjigjet e merituara armikut të egër të flamurit dhe të qenies kombëtare, Padrinos dhe organizatës së tij kriminale”, është shprehur Berisha.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Valbon Limani mirëpret në takim Ambasadorin e Turqisë Alper Aktash
Next Article Prodhimtaria vendore ka mbuluar 96,6 për qind të konsumit të rrymës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?