By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Pa guximin e ambasadorit Walker, historia e Kosovës nuk do ishte kjo që është sot
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Pa guximin e ambasadorit Walker, historia e Kosovës nuk do ishte kjo që është sot
Shqipëri

Berisha: Pa guximin e ambasadorit Walker, historia e Kosovës nuk do ishte kjo që është sot

admin
Last updated: 17/01/2025 15:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Bashkia e Kavajës ka dekoruar me certifikatë mirënjohjeje, William G. Walker, ish-shefin e misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë gjatë luftës, i cili ishte i pari që e dëshmoi masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

Certifikata e Mirënjohjes iu dha Walker nga kryetari i bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, me motivacionin “një shenjë mirënjohje për kontributin si ambasador, diplomat, humanist dhe avokat i vendosur i kauzës së Kosovës”.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili në fjalën e tij tha se “në muret e historisë së këtij kombi, ambasadori Walker është jo vetëm një hero i Kosovës, por është një hero i Shqipërisë dhe hero i çdo shqiptari, pasi ai ka bërë për lirinë kombëtare, si individ, ka dhënë një kontribut që shqiptarët nuk i dalin borxhit kurrë”.

Më tej Berisha shtoi se “pa qëndrimin tuaj, pa guximin, pa ndershmërinë tuaj, ndoshta historia e Kosovës nuk do ishte kjo që është sot”.

Më certifikata mirënjohjeje u vlerësuan nga bashkia Kavajës edhe dy gazetarët Ilir Ikonomi dhe Beqir Sinën.

Kryedemokrati tha se dy gazetarët janë “personalitete të shquara të shqiptarëve jashtë vendit”.

“Ilir Ikonomi është një nga gazetarët, publicistët, por edhe në fakt edhe historianët më të shquar të vendit. Zëri i Amerikës luajti një rol të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës komuniste si burim i vetëm informimi e inkurajimi i shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

“Beqir Sina, përfaqësues i asaj shtrese që u sakrifikua, u martirizua për vlerat më të arrira të njeriut, të asaj shtrese që pas Luftës së Dytë Botërore do përjetonte kampet e përqendrimit, të ngritura me modelin e kampeve naziste, me qëllim të vetëm, shfarosjen e shtresës armike. Kjo është e vërteta. Beqir Sina përfaqëson atë shtresë, e cila si elitë e kombit, u projektua të zhdukej, të mos ekzistonte”, tha Berisha.

“Beqir Sina, një gazetar i talentuar, por edhe shkrimtar, me veprat e tij ka plotësuar serinë e veprave të letërsisë sonë ‘Rrno për me tregue’, pa të cilën letërsia e Shqipëria dhe historia e saj do ishin gjysmane. Madje jo vetëm gjysmake, por edhe e turpëruar se ai ishte një realitet shumë dramatik”, u shpreh Berisha.

- Advertisement -
Ad imageAd image

I pranishëm në ceremoninë e dekorimit të të organizuar nga Bashkia Kavajë dhe Shoqata e të Përndjekurve AntiKomunistë, ishte edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kurti për Jusuf Gërvallën: Ka qenë një veprimtar politik me vetëdije të lartë
Next Article Hasani në Kiev: Mbështetje sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?