By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha pret 19 deputetë gjermanë: Informova mbi krizën demokratike në vend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha pret 19 deputetë gjermanë: Informova mbi krizën demokratike në vend
Shqipëri

Berisha pret 19 deputetë gjermanë: Informova mbi krizën demokratike në vend

admin
Last updated: 07/02/2025 16:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në ambientet e selisë blu këtë të premte një delegacion prej 19 deputetësh gjermanë nga landi i Saksonisë, drejtuar nga deputeti Jan Lödfler, zv.president i Forumit Parlamentar për Europën Qendrore dhe Lindore.

Zyra për shtyp e Partisë Demokratike njofton se “pas ftesës për të marrë pjesë në Kongresin e 37-të të CDU-së gjermane në Berlin, kjo vizitë parlamentare dëshmon interesin e lartë që shteti gjerman i jep situatës politike në vendin tonë”.

Sipas PD, “duke i shprehur mbi të gjitha mirënjohjen më të thellë për ndihmën e jashtëzakonshme që taksapaguesit gjermanë i kanë ofruar Shqipërisë nëpërmjet financimit të qindra e qindra projekteve zhvillimore ndër vite, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka informuar delegacionin e deputetëve mbi krizën e thellë demokratike që kalon Shqipëria sot”.

“Një krizë unike kjo në kontinent që prek kufijtë e të pabesueshmes, por që faktohet më së miri nga eksodi masiv tragjik i shqiptarëve gjatë 10 viteve të fundit, në veçanti drejt Gjermanisë, me një shifër që i tejkalon 1 milion bashkëkombës të larguar, ose më shumë se 30% e popullatës”, nënvizon më tej PD.

Sa i përket interesit të deputetëve gjermanë mbi sistemin e drejtësisë shqiptare, Berisha ndër të tjera tha se “reforma e drejtësisë e ka zhbërë totalisht sistemin e drejtësisë në veçanti për qytetarët shqiptarë, duke mbledhur një stok prej 150.000 dosjesh që kërkojnë 20 vite për t’u trajtuar”.

Në këtë takim, kryetari i PD, Sali Berisha theksoi gatishmërinë e Partisë Demokratike për të adresuar reformën në drejtësi ashtu si modelin qeverisës sipas praktikave më të mira europiane.

Berisha falënderoi Fondacionin e CDU-së gjermane, “Konrad Adenauer”, për të gjithë mbështetjen e vyer të ofruar në hartimin e programit qeverisës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Votimi nga jashtë, Peleshi: PS nuk do ta pranojë kushtin e PD për dokumentet e huaja
Next Article “Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes”, Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t’u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?