By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bexheti: 120 mln euro mbështetje financiare për bujqësinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bexheti: 120 mln euro mbështetje financiare për bujqësinë
Maqedoni

Bexheti: 120 mln euro mbështetje financiare për bujqësinë

admin
Last updated: 26/04/2025 18:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 prill – Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, është një nga faktorët kryesorë për rritjen e shportës së konsumatorëve për 4.2 përqind këtë muaj krahasuar me muajin e një viti paraprak. Këtë vit përpos masave të ndryshme të qeverisë për stabilitet të çmimeve janë paraparë dhe më shumë mjete për stimulim të sektorit të bujqësisë dhe atë 120 milion euro. Këto mjete do të jenë të ndara në kategori të ndryshme duke stimuluar mbështetje financiare për bujqësinë organike, agrokulturë por dhe me mjete financiare të pakthyeshme deri në 10 mijë euro për bujq të rinjë. 17 milion euro të tjera për stimulim të sektorit të bujqësisë do të mund të shfrytëzohen dhe nga fondet IPARD.

“Për vitin 2025 është paraparë një shumë prej 120 milion euro që do të realizohen nga programi për mbështetje financiare tani është veçse thirrja publike për aplikimin e bujqve të rinjë në shumë deri në 10 mijë euro që është një shumë relativisht e mirë pasi që janë mjete të pakthyeshme ku aty ka disa kritere, si për shembull mosha duhet jetë nga 18 deri në 40 vjeç nuk duhet dorëzohet më vonë se 18 muaj të regjistruar, duhet jenë të regjistruar në farm regjistër dhe janë disa mundësi të mira ku nëpërmjet këtyre financave mund të blejnë përgatitje të ndryshme për sektorin e bujqësisë.”, u shpreh për TVM2 zëvendës ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Flakron Bexheti.

Opsion Win-Win për shtetin dhe bujqit është edhe mundësia për të shfrytëzuar tokën bujqësore shtetërore me koncesion thotë Bexheti.

“Janë dorëzuar mbi 1600 oferta për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore 220 oferta për legalizim të mbjelljes shumë vjeçare të fidanëve të ndryshme dhe në bazë të këtyre numrave shohim interes të madh të bujqve. Ideja është që toka bujqësore shtetërore të jepet me koncesion ku edhe shteti ka një beneficion pasi që do grumbulloj një shumë të mjeteve por dhe bujqit pagesat varësisht prej sipërfaqes nuk janë të larta dhe mendoj se është interes i përbashkët për të nxitur bujqësinë pasi që është në rënie.”, tha Bexheti.

Sipas Bexhetit mosdhënia e rezultateve të pritura nga fondet shtetërore për përkrahje të produkteve bujqësore nga ana shtetërore është dhe keqpërdorimi i mjeteve financiare që jepen në formë subvencionimi e për të cilën premton se inspektimi do të jetë më i shpeshtë dhe nuk do të ketë tolerime.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Si të përballeni me kapilarët e pëlcitur?
Next Article Zhvillimet e fundit në skenën politike, Rama: Interesi i qytetarëve para atyre elektorale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?