By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bexheti në aksionin për ripyllëzimin e Malit Sharr: 15.000 fidanë për Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bexheti në aksionin për ripyllëzimin e Malit Sharr: 15.000 fidanë për Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve
Maqedoni

Bexheti në aksionin për ripyllëzimin e Malit Sharr: 15.000 fidanë për Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve

admin
Last updated: 04/04/2025 11:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 prill – Sot, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Flakron Bexheti mori pjesë në një aksion simbolik të mbjelljes së drunjve në vendin Argaç, në fshatin Gjurgjevishtë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe Drejtori i I.P. Parku Kombëtar “Mali Sharr”, Emir Husejn, si dhe Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Pylltarisë dhe Gjuetisë, Bejtullah Kamberi.

Bexheti ka informuar se ky aksion shënon fillimin e një projekti të rëndësishëm për ripyllëzimin e një pjese të Malit Sharr, i cili po realizohet falë një donacioni prej 15.000 fidaneve nga kompania holandeze Pure Promes.

“Aktivitetet për ripyllëzim do të vazhdojnë edhe në zona të tjera në kuadër të kësaj iniciative afatgjate për rikthimin e gjelbërimit dhe forcimin e qëndrueshmërisë ekologjike. Pyjet mbulojnë rreth 40% të territorit të Maqedonisë së Veriut dhe përbëjnë një pasuri të paçmueshme natyrore. Ato luajnë një rol kyç në ruajtjen e biodiversitetit, stabilitetin klimatik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat rurale dhe urbane”, ka shkruar Bexheti.

Sipas tij, në një kohë kur pyjet përballen me sfida të mëdha si dëmtimi, zjarret dhe ndryshimet klimatike, veprime të tilla ndërgjegjësuese janë thelbësore për të nxitur përgjegjësi kolektive dhe përkushtim të qëndrueshëm ndaj mbrojtjes së mjedisit.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Taravari: Pacienti që ndërroi jetë kishte djegie 40% të trupit, nga 1 prilli nuk i kanë punuar as veshkat
Next Article Arrestohet 21 vjeçari në Tetovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?