By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Biden kundërshton kërkesën e prokurorit të GJNP-së për urdhër arresti ndaj Netanyahut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Biden kundërshton kërkesën e prokurorit të GJNP-së për urdhër arresti ndaj Netanyahut
Bota

Biden kundërshton kërkesën e prokurorit të GJNP-së për urdhër arresti ndaj Netanyahut

admin
Last updated: 20/05/2024 20:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidenti amerikan Joe Biden kundërshtoi ashpër vendimin e prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) Karim Khan për të kërkuar urdhër arresti për dy zyrtarë të lartë izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu.

Biden shprehu zemërim ndaj vendimit dhe u zotua të qëndrojë me Izraelin ndërsa procesi po zhvillohet. Ai më tej dënoi atë që ai e quajti “ekuivalencën” e Khanit midis Izraelit dhe Hamasit, tre liderë të të cilit janë përfshirë në kërkesën e Khanit për urdhër arresti, siç është edhe ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant.

“Më lejoni të jem i qartë: çfarëdo që ky prokuror të nënkuptojë, nuk ka asnjë ekuivalencë – asnjë – midis Izraelit dhe Hamasit. Ne do të qëndrojmë gjithmonë me Izraelin kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tij”, tha presidenti amerikan në një deklaratë.

Khan, prokurori i GJNP-së, njoftoi më herët sot se ka aplikuar për urdhër arresti kundër Netanyahut; Galant; kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh; zyrtarit më të lartë të tij në Gaza, Yahya Sinwar; dhe kreut të krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif. Vendimi nëse ndonjë prej urdhrave të arrestit do të lëshohet përfundimisht i takon një paneli prej tre gjyqtarësh të GJNP-së, i cili do të vlerësojë provat e paraqitura nga zyra e Khanit.

Republikanë të lartë në Kongresin amerikan e kishin kërcënuar Khanin, zyrtarët dhe bashkëpunëtorët e tij të lartë dhe familjet e tyre me hakmarrje nëse GJNP-ja do të iniconte urdhra arresti për zyrtarët izraelitë. Shtëpia e Bardhë ka thënë më parë se është kundër kërcënimeve ndaj zyrtarëve të gjykatës, por ka pohuar se GJNP-ja nuk ka juridiksion mbi Izraelin sepse nuk është nënshkrues i dokumentit themelues të gjykatës.

Në një deklaratë të veçantë, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se Washingtoni “thelbësisht e kundërshton” vendimin e Khanit, duke i bërë jehonë Bidenit në refuzimin e “ekuivalencës së prokurorit të Izraelit me Hamasin”.

Ndërsa administrata e Bidenit e ka hedhur poshtë juridiksionin e gjykatës mbi Izraelin sepse nuk është nënshkruese e Statutit të Romës, ajo ka lavdëruar vendimin e GJNP-së për të lëshuar urdhra arresti për zyrtarët e lartë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, për veprimet e Moskës në Ukrainë. Ashtu si Izraeli, edhe Rusia nuk është nënshkruese e Statutit të Romës.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Heshtje parazgjedhore për shkak të rivotimit për zgjedhjet parlamentare 2024
Next Article Troshanovski: Qeveria e re në fokus duhet të ketë departizimin e administratës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?