By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Biden mbledh ekipin e sigurisë kombëtare ndërsa frika për një sulm hakmarrës iranian ndaj Izraelit rritet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Biden mbledh ekipin e sigurisë kombëtare ndërsa frika për një sulm hakmarrës iranian ndaj Izraelit rritet
Bota

Biden mbledh ekipin e sigurisë kombëtare ndërsa frika për një sulm hakmarrës iranian ndaj Izraelit rritet

admin
Last updated: 05/08/2024 11:40
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të takohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar “zhvillimet në Lindjen e Mesme” mes frikës në rritje për një sulm iranian në Izrael, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Tensionet rajonale janë rritur pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran, një ditë pasi një sulm izraelit në Bejrut vrau Fuad Shukur, një komandant i lartë ushtarak nga grupi libanez Hezbollah.

Të dy grupet mbështeten nga Irani, i cili është betuar për hakmarrje.

Bëhet e ditur se Biden do të flasë gjithashtu me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, ndërsa SHBA-ja nis një raund të ri diplomacie që synon ftohjen e tensioneve.

“Qëllimi i përgjithshëm është ulja e tensioneve në rajon, frenimi dhe mbrojtja kundër këtyre sulmeve dhe shmangia e konfliktit rajonal”, tha Jonathan Finer, zëvendës këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Por, frika po rritet se lufta e Izraelit kundër militantëve palestinezë në Gazë, e cila filloi pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit, mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Gjatë një bisede mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe kryeministrit irakian, Mohammed Shia al-Sudani, raportohet se al-Sudani i tha diplomatit amerikan se parandalimi i përhapjes së konfliktit është i lidhur me ndalimin e “agresionit” izraelit në Rripin e Gazës.

Si Hezbollahu në Liban ashtu edhe Houthit në Jemen kanë thënë se kanë nisur sulmet ndaj Izraelit në solidaritet me palestinezët në Gazë, ku pothuajse 40,000 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur që nga 7 tetori.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi bëri një udhëtim të rrallë në Teheran në një përpjekje të fundit për të frenuar Iranin, por përpjekja dukej e destinuar të dështonte.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në një takim me Safadi, presidenti iranian Masoud Pezeshkian deklaroi se vrasja e Haniyeh ishte një “gabim i madh i regjimit sionist të Izraelit që nuk do të mbetet pa përgjigje”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli ishte tashmë i përfshirë në një “luftë shumë-frontesh” me Iranin dhe përfaqësuesit e tij dhe ishte gati për çdo skenar, ndërsa Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant paralajmëroi: “Nëse ata guxojnë të na sulmojnë, ata do të paguajnë një çmim të rëndë”.

Ndryshe, Arabia Saudite, Italia dhe Franca janë të fundit nga disa vende që u bënë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Libani mes tensioneve në rritje.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Disa linja ajrore perëndimore kanë pezulluar edhe fluturimet drejt Libanit dhe aeroporteve të tjera në rajon, përfshirë Tel Avivin.

You Might Also Like

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Erdogan thotë se Turqia është lojtar kyç në të gjitha ekuacionet rajonale

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Në “barometrin” e Transparensi Interneshënall-Maqedoni për muajin korrik, më shumë raste “të turbullta” sesa “të qarta”
Next Article Mexhiti: Me kënaqësi të veçantë mirëpritëm kryeministrin Kurtin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?