By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Biden miraton dokumentin mbi sigurinë kombëtare lidhur me katër vende kundështare të SHBA
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Biden miraton dokumentin mbi sigurinë kombëtare lidhur me katër vende kundështare të SHBA
Bota

Biden miraton dokumentin mbi sigurinë kombëtare lidhur me katër vende kundështare të SHBA

admin
Last updated: 12/12/2024 08:16
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Presidenti Joe Biden ka miratuar një dokument të ri mbi sigurinë kombëtare përpara kthimit të Donald Trump-it në Shtëpinë e Bardhë. Dokumenti mund të shërbejë si një udhërrëfyes për administratën e ardhshme mes përpjekjeve në dukje të saj për t’iu kundërvënë bashkëpunimit në rritje mes Kinës, Iranit, Koresë së Veriut dhe Rusisë. Lajmi u njoftua të mërkurën nga Shtëpia e Bardhë.

Zyrtarët e administratës Biden nisën punën për hartimin e udhëzimeve këtë verë. Sipas dy zyrtarëve të lartë të administratës, dokumenti u hartua në formën e një udhëzimi, që mund të ndihmojë administratën e ardhshme të ndërtojë që nga dita e parë e punës, qasjen e saj mbi mënyrën se si do t’i trajtojë marrëdhëniet e vështira me vendet kundërshtarët dhe konkurrentët më të mëdhenj të Amerikës.

Zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se dokumenti sekret nuk do të bëhej publik për shkak të ndjeshmërisë së disa prej gjetjeve që përfshihen në të.

Dokumenti përmban katër rekomandime të gjera siç janë: përmirësimi i bashkëpunimit ndërinstitucional brenda qeverisë amerikane, përshpejtimi i shkëmbimit të informacionit me aleatët rreth katër vendeve kundërshtare, kalibrimi i veprimeve në përdorimin e sanksioneve dhe mjeteve të tjera ekonomike nga ana e qeverisë amerikane për të siguruar efektivitet maksimal si dhe forcimi i përgatitjes për të menazhuar krizat e njëkohshme që lidhen me kundërshtarët.

Për shumë vite Shtetet e Bashkuara ka qenë të shqetësuara për bashkëpunimin mes Kinës, Iranit, Koresë së Veriut dhe Rusisë. Koordinimi mes tyre është përshpejtuar si pasojë e sulmit rus në Ukrainë në vitin 2022.

Zyrtarët amerikanë vunë në dukje se në një kohë që Rusia është izoluar nga pjesa më e madhe e botës, Moska i është drejtuar Iranit për dronë dhe raketa.

Nga Koreja e Veriut, Rusia kanë siguruar artileri, raketa e madje mijëra trupa i janë bashkuar trupave ruse për t’i ndihmuar ata në përpjekjet për të zmbrapsur forcat ukrainase nga rajoni i Kurskut.

Kina ndërkohë ka mbështetur Rusinë me komponentë me përdorim të dyfishtë që e kanë ndihmuar atë të ruajë industrinë e saj ushtarake.

Në këmbim, Rusia ka dërguar avionë luftarakë në Iran dhe ka ndihmuar Teheranin në synimet e tij për të forcuar sistemet e mbrojtjes me raketa si dhe teknologjinë hapësinore.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Koreja e Veriut ka marrë nga Rusia lëndë djegëse dhe fonde shumë të nevojshme për të ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve të saj prodhuese dhe ushtarake.

Zyrtarët amerikanë shtuan se Rusia e ka njohur “de fakto Korenë e Veriut, si një vend me armë bërthamore”.

Ndërkohë Kina po përfiton nga ekspertiza ruse dhe Moska e Pekini po punojnë së bashku për të thelluar bashkëpunimin e tyre teknik ushtarak. Po kështu ata po kryejnë patrullime të përbashkëta në rajonin e Arktikut.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Presidenti Biden dhe Presidenti i zgjedhur Trump kanë botëkuptime të ndryshme, por zyrtarët e të dyja administratave, asaj në largim dhe asaj që po vjen në pushtet, thanë se ata kanë kërkuar të koordinojnë çështjet e sigurisë kombëtare gjatë tranzicionit.

Një nga zyrtarët tha se me këtë dokument Shtëpia e Bardhë “nuk po përpiqet t’ia vështirësojë punën administratës Trump apo ta orientojë atë drejt një opsioni të caktuar”.

Zyrtari tha se dokumenti synon të ndihmojë administratën e ardhshme të ndërtojë “kapacitet” ndërsa formëson qasjen në disa prej politikave të jashtme më të vështira, me të cilat do të përballet. VOA

You Might Also Like

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Erdogan thotë se Turqia është lojtar kyç në të gjitha ekuacionet rajonale

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Vuçiç do të publikojë dokumentet e rindërtimit të stacionit në Novi Sad
Next Article Izraeli dhe palestinezët shqyrtojnë mundësinë e një pauze në luftime

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?