By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Biden: Qasja e Netanyahut ndaj konfliktit në Gaza më shumë po e dëmton Izraelin sesa po e ndihmon
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Biden: Qasja e Netanyahut ndaj konfliktit në Gaza më shumë po e dëmton Izraelin sesa po e ndihmon
Bota

Biden: Qasja e Netanyahut ndaj konfliktit në Gaza më shumë po e dëmton Izraelin sesa po e ndihmon

admin
Last updated: 10/03/2024 11:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka thënë se qasja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ndaj konfliktit të Gazës mund të dëmtojë imazhin e vendit pasi “ai më shumë po e dëmton Izraelin sesa po e ndihmon”, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, transmeton Anadolu.

Në një intervistë ekskluzive me Jonathan Capehart në MSNBC të shtunën, Biden tha: “Ajo që po ndodh është se Netanyahu ka të drejtë të mbrojë Izraelin, të drejtën të vazhdojë të ndjekë Hamasin, por ai duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje jetëve të pafajshme që po shuhen si pasojë e veprimeve të ndërmarra”.

Biden beson se qasja e Netanyahut mund të dëmtojë imazhin e Izraelit, duke thënë: “Për mendimin tim, ai po e dëmton më shumë Izraelin sesa po e ndihmon Izraelin”.

Duke theksuar dëshirën e tij për një armëpushim, duke propozuar një shkëmbim të madh të të burgosurve për një periudhë gjashtëjavore që të përkojë me muajin e Ramazanit, ai tha: “Unë dua të shoh një armëpushim dhe po filloj me një shkëmbim të madh të të burgosurve për një periudhë gjashtëjavore. Po hyjmë në Ramazan. Nuk duhet të ndodhë asgjë dhe ne do ta ndërtojmë atë armëpushim”.

– Vija e kuqe

Kur u pyet në lidhje me vijat e kuqe të mundshme që Izraeli mund të ketë kaluar, Biden përsëriti rëndësinë e mbrojtjes së Izraelit duke nënvizuar kufizimet e veprimeve që rezultojnë në viktima të konsiderueshme civile.

“Ka një vijë të kuqe, por unë nuk do ta braktisë kurrë Izraelin. Mbrojtja e Izraelit është ende kritike”, tha Biden.

“Por ka vija të kuqe nëse ai i kalon ato – nuk mund të keni 30.000 palestinezë të tjerë të vdekur”, shtoi Biden.

Biden shprehu gjithashtu gatishmërinë e tij për t’iu drejtuar Knessetit në Izrael, por nuk preferoi të thellohej në detaje specifike në lidhje me ftesën.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kinë, përcaktohen orientimet për zhvillimin gjatë periudhës 2026-2030

Hera e parë pas 500 vitesh, Mbreti Charles dhe Papa luten bashkë – Vizita në Vatikan, historike

Irani thotë se çdo sulm i ri ndaj tij do të jetë “një tjetër dështim”

Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit

BE-ja miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Vladimir Putin, a po bëhet “Rasputini i Ri” apo çfarë?
Next Article VMRO: Dështoi investimi i rrejshëm strategjik i BDI dhe LSDM me fabrikën e makinave elektrike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?