By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bie numri i nxënësve në viset rurale në Strugë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Bie numri i nxënësve në viset rurale në Strugë
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Bie numri i nxënësve në viset rurale në Strugë

admin
Last updated: 02/09/2024 21:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 2 shtator – Sot u hapën dyert e shkollave në të gjithë vendin. Disa fëmijë u rikthyen në bankat shkollore e disa të tjerë sot filluan rrugëtimin e tyre në bankat e shkollës. Numri i nxënësve në klasë të parë në Strugë dhe rrethinë është gjithnjë e më shumë në rënie. Për shkak të migrimit masiv, shkollat po mbesin pa fëmijë. Kjo më shumë vërehet nëpër fshatra, ku pjesa më e madhe e dyerve të shtëpive janë të mbyllura.

Ndërsa në shkollën fillore qendër në Strugë, ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit ka një numër të konsiderueshëm nxënësish në klasë të parë. Nga shkolla fillore “Vëllezërit Milladinov” në Strugë thonë se prioritet këtë vit shkollor është përmirësimi i arsimit.

Ndodhemi pikërisht këtu në qytetin e Strugës në shkollën “Vëllezërit Milladinov”. Fëmijet tani më janë kthyer në bankat shkollore dhe ne pikërisht i urojmë suksese të gjithë fëmijëve.

“Është një vit i begatshëm mund të them, se ka nxënës. Është një shkollë tre gjuhësore që përmbledh nxënës nga paralelet shqiptare që nuk ka ndryshuar numri i nxënësve, kemi rritje të numrit të nxënësve, paralelet maqedonase dhe një paralele turke. Nxënës kemi goxha, saqë kemi të nevojshme edhe hapjen e një paralele tjetër shqiptare. Përmirësimi i arsimit dhe procesit arsimor, kjo është një nga prioritetet e këtij viti, përmirësimi i kushteve.”, – deklaroi drejtoresha e shkollës fillore “Vëllezërit Milladinov” në Strugë, Albana Zhuta.

Nga shkolla lajmërojnë se një pjesë e madhe e librave janë siguruar, sidomos për klasat e para, megjithatë ka mungesë të librave për gjuhët e huaja.

“Ajo çfarë duhet të shihet është të shohim mungesa që kemi në libra, por klasat e para besoj se nuk kanë mungesa në libra. Ata kanë sjellë librat që ne kemi porositur, por kemi mungesa në lëndët e gjuhëve të huaja, ato mbeten me vite, sidomos gjuha angleze, gjuha gjermane.”, – theksoi drejtoresha e shkollës fillore “Vëllezërit Milladinov” në Strugë, Albana Zhuta.

Rënia e numrit të nxënësve është vërejtur në fshatrat e mëdha të Strugës. Në fshatin Ladorisht, shkolla e të cilit përfshin 5 fshatra, këtë vit janë regjistruar vetëm 44 nxënës, ndërsa vitin e kaluar ka pasur 65 nxënës. Situata është e ngjashme edhe në fshatrat tjera të mëdha, si Llabunishta, Veleshta dhe Dollogozhda.

Kjo ndodh për shkak të migrimit të familjeve, por edhe për shkak se prindërit që punojnë në qytet, i regjistrojnë fëmijët në shkollën qendrore të qytetit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nuk bëhet fjalë për presion politik ndaj Gjykatës Kushtetuese, thotë Murtezani për deklaratat e “Vlenit” për Ligjin për Gjuhët
Next Article Transporti publik në Shkup, arrihet marrëveshje mes transportuesve privatë dhe NQP-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?