By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bie shtylla elektrike, Tajmishti nga Kërçova 11 ditë pa rrymë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bie shtylla elektrike, Tajmishti nga Kërçova 11 ditë pa rrymë
Maqedoni

Bie shtylla elektrike, Tajmishti nga Kërçova 11 ditë pa rrymë

admin
Last updated: 04/01/2025 19:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kërçovë, 4 janar – Banorët e fshatit Tajmisht të Kërçovës ka 11 ditë që po përballen me mungesën e energjisë elektrike. Ata kanë pësuar dëme sepse shumë ushqime që i kishin blerë për festat e fundvitit tanimë i kanë hedhur në kosh të plehrave. Vitin e Ri e pritën në errësirë, ndërsa thonë se kjo situatë tashmë është bërë e padurueshme. Kërkojnë intervenim sa më të shpejtë.

“Nuk kemi energji elektrike nga 24 dhjetor 2024 nga ora 10:20 minuta, nga ai moment u ndërpre energjia elektrike. Nga ajo ditë e deri më tani janë mbushur 10 ditë kemi hyrë në ditën e 11 që nuk kemi energji elektrike”

Ju xhiruat poshtë! Ata thonë se tereni është i vështirë. Unë personalisht jam lajmëruar 5 herë në EVN në Shkup dhe ata na thonë do ta rregullojnë sot, nesër. Ndërsa siç e dini faktikisht fshati Tajmisht tanimë 2 javë është pa rrymë”

“Ngrohemi me dru, lahemi me koritë, kam banjo por kot, jetojmë si më para në ish-Jugosllavi. Unë di sa mish kam hedhur, tri sirtar të njërit frigorifer, plus tjetri dhe vetëm unë e di çfarë kam hedhur”

Për këtë situatë TV21 kërkoi qëndrim edhe nga EVN nga ku thonë se çdo ditë bëhen përpjekje për të arritur në vendndodhjen e shtyllës, por siç shtojnë, terreni është i vështirë.

“Në fshatin Tajmishtë të Kërçovës, si pasojë e motit të lig ka ndodhur defekt i përmasave më të rënda gjatë të cilit ka rënë shtylla me grila të çelikut, e cila është kyçe për furnizimin e kësaj zone.

Përveç kësaj, ekipet e Elektrodistribuimit përballen me terren krejtësisht të paqasshëm. Çdo ditë bëhen përpjekje për të arritur në vendndodhjen e shtyllës, por për momentin kushtet në terren aspak nuk e lejojnë. Për situatën është në dijeni edhe Qendra për Menaxhimin e Krizave”, thonë nga EVN.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ambasadori Meidani për aksidentin Rashçe-Saraj: Jam pranë familjeve që po përballen me humbjen e më të dashurve të tyre
Next Article Rritet numri i pacientëve me grip, kujdes të shtuar tek fëmijët nën 2 vjec

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?