By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bislimi: Sulmi sikur ai i Banjskës mund të përsëritet, duhet të jemi të gatshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bislimi: Sulmi sikur ai i Banjskës mund të përsëritet, duhet të jemi të gatshëm
Maqedoni

Bislimi: Sulmi sikur ai i Banjskës mund të përsëritet, duhet të jemi të gatshëm

admin
Last updated: 29/04/2024 11:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar për mediumin ukrainas “European Pravda” se një sulm i ngjashëm si me atë në Banjskë, mund të përsëritet sërish.

Ai ka shtuar se Kosova duhet të jetë gati për luftë.

“Nëse shikoni zhvillimet nga ana e Serbisë, gjithmonë mund të llogaritni me një konflikt potencial, dhe ka disa elemente që tregojnë se kjo mund të jetë e mundur. Kjo do të thotë se jemi gjithmonë të kujdesshëm, gjithmonë llogarisim me skenarin më të keq të mundshëm, por ne besojmë se prezenca e KFOR-it, trupave të NATO-s në Kosovë, mund të ndalojë këto tensione nga Serbia në të ardhmen e afërt, por gjithmonë është e mundur”, ka deklaruar Bislimi.

Ndërkaq siç shkruan mediumi ukrainas, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci  ka theksuar se sulmi në Banjskë më 24 shtator mund të kishte sjellë më tepër viktima.

Ai ka shtuar se serbët që sulmuan në Banjskë ku u vra rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku, ishin të stërvitur dhe kishin synim pushtimin e veriut.

“Kjo situatë tregoi se jetët e të gjithë qytetarëve tanë, pavarësisht nga etnia, janë të rëndësishme për ne. Sulmi ndaj manastirit mund të kishte çuar në viktima të shumta civile, kështu që ne duhet ta braktisnim atë,” thotë Maqedonci.

Ministri  i Mbrojtjes tutje ka thënë se sulmi në Banjskë ishte, si një tentim për të pushtuar veriun e Kosovës.

“Ata kishin armë që janë në shërbim të ushtrisë serbe – për më tepër, këta njerëz ishin të trajnuar posaçërisht, duke jetuar në kazermat e ushtrisë serbe. Duket se kishim të bënim me një tentim sulmi hibrid për të pushtuar veriun e Kosovës – diçka e ngjashme me atë që bëri Rusia në 2014 në Krime dhe Donbas”, ka theksuar ai.

Bislimi shton se ka arsye të besohet gjithashtu se Rusia ishte direkt e përfshirë në sulm.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Në jug të Serbisë, në qytetin e Nishit, i cili nuk është larg nga kufiri me Serbinë, ka një qendër humanitare ruse e quajtur “Qendra Humanitare Ruse”, e cila është angazhuar zyrtarisht në sigurinë nga zjarret, por askush nuk ka parë ndonjë rezultat të punës së saj,” ka deklaruar ai.

Zëvendëskryeministri ka theksuar se është e rëndësishme që perëndimi të pajtohet provat që ky ishte një sulm hibrid që kishte rrënjët e tij në udhëheqjen më të lartë të Serbisë. 

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Historia e vërtetë dhe tejet rrëqethëse, pas serialit të ri tepër të errët të Netflix
Next Article Po shkëlqen në Ligën Premier, Aro Muric sërish në formacionin e javës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?