Qëndrimi i zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi në Varshavë, nisi me një takim bilateral me zëvendësministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Megi Fino, gjersa bashkarisht u shënua dhe 17- vjetori i pavarësisë së shtetit tonë.
Bislimi e falënderoi zëvendësministren Megi Fino për urimet e saj të përzemërta në këtë ditë të veçantë, transmeton Arbresh.info.
Më tej, u bisedua për fuqizimin e bashkëpunimit e mbështetjes së ndërsjellë mes dy shteteve tona. U veçua rrugëtimi drejt integrimit evropian, si një proces i rëndësishëm për shtetet tona dhe për rajonin.
Zyra e Kryeministrit njofton se në këtë takim, zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej dhe nga Shefi i Misionit të Kosovës në Poloni, ambasadori Drilon Gashi.