By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bislimovski: Faji për faturat e larta të energjisë elektrike është te EVN
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bislimovski: Faji për faturat e larta të energjisë elektrike është te EVN
MaqedoniTOP LAJM

Bislimovski: Faji për faturat e larta të energjisë elektrike është te EVN

admin
Last updated: 20/02/2025 14:03
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 shkurt – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot pas vizitës në spitalin në Prilep deklaroi se pritet leje nga Ministria e Financave për rregullimin e statusit të punëtorëve me kontrata në spitalet në shtet.

“Do të rregullohet statusi i kontratave në nivel shtetëror. Bëhet fjalë për1.180 kontrata dhe pritet miratimi nga Ministria e Financave, shpresoj do të nënshkruhet sa më shpejtë që është e mundur, nga Ministria e Shëndetësisë tashmë është nënshkruar. Garantoj, jo vetëm që do t’u vazhdohet kontrata, por do të marrin edhe vendime. Ne këtë e paralajmëruam, ndërsa më 30 dhjetor e kaluam edhe në Qeveri, Shëndetësi dhe Financa. Por në sistematizimet e reja, për shkak të specializantëve privatë që janë 300 në gjysmën e parë të këtij viti dhe 300 të tjerë në gjysmën e dytë të 2025, na duhej një sistemim i ri dhe drejtorët tani do të shpallin konkurse, do të pranojnë punëtorët me kontratë, por jo domosdoshmërisht njëqind për qind të punëtorëve me kontratë. Unë kam informacione se disa nga ata punëtorë me kontratë nuk janë kompetentë dhe nuk punojnë si duhet. Kështu që drejtori ka të drejtë ekskluzive që pas konkursit të vendosë se çfarë do të shpallet”, tha Taravari.

Ministri, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me sistematizimin e neurologut Ivan Barbov në një repart tjetër, tha se punohet për  organizime të brendshme të cilat janë të zakonshme në çdo klinikë.

“Dr. Barbov është një mjek i mrekullueshëm që ka punuar në disa reparte. Ai nuk ka qenë gjithmonë në atë repart, ne kemi punuar në reparte të ndryshme. Ka qenë drejtor i klinikës për 4-5 vjet, tani do të jetë në një repart ku trajtohen të sëmurët me Parkinson, deri tani ka punuar për sëmundjet neuromuskulare, nuk është diçka spektakolare. Më ka ndodhur edhe mua, të gjithë jemi ndërruar nëpër reparte të shumta, nuk jemi fiksuar në një repart të caktuar. Dhe në çdo repart ku punon, ai mund të trajtojë më shumë pacientë. Bëhet fjalë për organizime të brendshme që janë normale në çdo klinikë”, u përgjigj Taravari.

Një pjesë e mediave para disa ditëve njoftuan se dr. Babov pas punës disa dekadëshe në Departamentin për Pacientë me Sëmundje të Rralla, ishte shkarkuar nga ana e drejtorit të Klinikës së Neurologjisë, Fatmir Mexhiti dhe ishte sistemuar në Departamentin për Sëmundje të Parkinsonit, me të cilin gjatë 20 viteve të kaluara, nuk ka pasur lidhje. Barbov ka refuzuar ta pranojë vendimin për sistematizim, ndërsa ndërkohë Neurologjia doli me reagim.

“Ndryshimet kadrovike në udhëheqësinë e e repartit të sëmundjeve neuromuskulare janë bërë për të përmirësuar punën dhe organizimin e repartit, udhëheqësi i ri ka njohuri dhe përvojë të dëshmuar në këtë fushë, ndërsa deklaratat e prof.dr. Ivan Barbov janë paushalle”, thuhet në reagimin e udhëheqësisë së ISHP Klinikës Universitare të Neurologjisë.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Taravari: Nuk ka lëshim mjekësor për vdekjen e binjakëve në Spitalin e Prilepit
Next Article Këtë sezon gripi jep simptoma intensive, deri më tani në RMV vaksinën e kanë marrë 72.288 persona

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?