By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bislimovski: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të çojë në shtrenjtimin e energjisë së ngrohjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Bislimovski: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të çojë në shtrenjtimin e energjisë së ngrohjes
EkonomiMaqedoni

Bislimovski: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të çojë në shtrenjtimin e energjisë së ngrohjes

admin
Last updated: 23/05/2025 15:56
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 maj – Vendimin e Gjykatës Kushtetuese e mësuam nga mediat, ende nuk kemi marrë njoftim zyrtar. Zakonisht vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk komentohen, por ky Vendim do të thotë që tani absolutisht liberalizohet procedura për përjashtimin e konsumatorëve nga sistemi i energjisë termike. Kjo mund të çojë në një numër më të madh të konsumatorëve të përjashtuar, që nga ana tjetër do të ndikojë negativisht në çmimin e energjisë termike, pra do të çojë në rritjen e saj, tha sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski.

Sipas tij, rritja e numrit të konsumatorëve që do të ngrohen me energji elektrike do të ngarkojë veçanërisht sistemin distributiv në Shkup i cili është projektuar me nënstacione dhe rrjet me kapacitet më të dobët në zonat ku ka sistem të organizuar për energji termike.

“Veçanërisht frikësohem se nëse ata konsumatorë që do të përjashtohen fillojnë të ngrohen me energji elektrike, do ta ngarkojnë sidomos sistemin distributiv në Shkup. Ne si KRRE do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por po them se çfarë do të thotë kjo në praktikë – mundësi për përjashtimin më të lehtë, ulje të numrit të konsumatorëve të energjisë termike, gjë që mund të çojë në rritje të çmimit të ngrohjes dhe do të kemi amvisëri që do të ngrohen më shumë me energji elektrike”, theksoi Bislimovski,

Lidhur me ndërprerjen e rrymës fundjavën e kaluar në pothuajse gjithë Maqedoninë, MEPSO, theksoi Bislimovski, deri sot duhet të dorëzojë informacion të plotë për atë që ka ndodhur. Ai vlerësoi se raporti nga Spanja dhe Portugalia për ndërprerjen e energjisë elektrike do të jetë një përvojë e mirë për të gjithë operatorët e tjerë të sistemeve të transmetimit në Evropë.

Sipas tij, tensionet më të larta rregullohen edhe me rezervat sistemore.

“MEPSO në periudhën e ardhshme do të shpall tender për vendosjen e një baterie më të madhe kondensatore në Negotinë dhe ky problem do të tejkalohet në periudhën e ardhshme. Në regjimet kritike të punës, operatori i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike kudo në Evropë, përfshirë edhe Maqedoninë, ka detyrim të marrë masa për të mbajtur të qëndrueshëm sistemin e përgjithshëm”, theksoi Bislimovski.

Ai shtoi se me Ligjin e ri për energjetikë mundësohet vendosja e sistemeve me bateri.

“Besoj se në periudhën e ardhshme do të ndodhë sepse ka shumë pronarë të centraleve fotovoltaike që janë të interesuar për vendosjen e sistemeve me bateri. Ata do të kenë të drejtë të vendosin sisteme me bateri me fuqi të barabartë me fuqinë e centraleve të tyre fotovoltaike. Do të jetë detyrim që te të gjitha centralet fotovoltaike dhe aty ku ka sisteme me bateri, të vendosen pajisje për menaxhim në distancë të sistemeve. Po shqyrtohet mundësia që një pjesë e kapacitetit të baterive t’i jepet MEPSO-s për shërbime sistemore, pra për balancim, për një kompensim përkatës në treg”, informoi Bislimovski, sipas të cilit, MEPSO aktualisht ka rezerva sistemore nga EMV dhe në disa periudha të ditës apo të vitit, këto shërbime i ofron edhe TE-TO.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nikolloski: Kompani dhe ekspertë të njohur britanikë do të ofrojnë mbështetje për realizimin e projekteve në Maqedoni
Next Article Valbon Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?