By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Blegtoria në tkurrje/ INSTAT: Në 2024 ishin 283 mijë gjedhë dhe 1.8 milionë të imta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Blegtoria në tkurrje/ INSTAT: Në 2024 ishin 283 mijë gjedhë dhe 1.8 milionë të imta
Shqipëri

Blegtoria në tkurrje/ INSTAT: Në 2024 ishin 283 mijë gjedhë dhe 1.8 milionë të imta

admin
Last updated: 23/02/2025 12:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Blegtoria do vazhdojë të pësojë rënie, për sa kohë Shqipëria e ka të ndaluar të eksportojë produkte me origjinë shtazore.

Sipas INSTAT numri i gjedhë për vitin 2024 ka shkuar në 283 mijë, ndërsa numri i të imta 1.8 milion, këto shifra janë alarmante, nëse i krahasojmë ato me periudhën kur Shqipëria eksportonte mish dhe bulmet drejt Europës.

Agim Nela, prej më shumë se 60 vitesh ka shërbyer si veteriner në zona të ndryshme të vendit, ai thotë se vetëm tregtia e jashtë do t’i detyronte fermerët që të merreshin me mbarështimin e lopëve dhe deleve. Dhe si shembull ai i referohet të kaluarës.

“90% e gjithë të ardhurave kombëtare vinin vetëm nga blegtoria. Ne ishim eksportuesit më të mëdhenj të prodhimeve blegtorale jashtë shtetit. Në atë periudhë kishim afërsisht 6 milionë krerë bagëti. Nga këto 4.5 ishin të regjistruara dhe afërsisht 2 milion ishin të fshatarëve dhe nevojave të tyre. “

Mungesa e prodhimi dhe zhvillimi i turizmit bëri që për vitin 2024 importi i kafshëve të gjalla të rritet me 35.5% në sasi. Rreth 32 mijë tonë kafshë të gjalla u importuan nga rajoni, ndërsa në vitin 2023, kjo shifër shkonte në 22 mijë ton. Subvencionimi i blegtorisë dhe hapja e eksportit do të rriste ekonominë dhe besimin e fermerëve që të merreshim më gjë të gjalla. Pas nga blegtoria nuk është e thënë të eksportosh vetëm mish, apo bulmet.

“Ne kemi eksportuar në ato kohë lesh, mishi, kafshë të gjalla dhe bulmet. “

Që Shqipëria të eksportojë këto produkte më parë duhet të përmbushë kushtet e BE, që fillon me “Direktivën e 2002/99/EC e 16 Dhjetorit 2002”, ku përcaktohen rregullat e shëndetit të kafshëve që rregullojnë prodhimin, përpunimin, dhe shpërndarjen e produkteve me origjinë shtazore për konsum njerëzor.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Izraeli ‘anulon’ lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë
Next Article Nenad Rashiq: Kemi vota të mjaftueshme për të paktën një mandat parlamentar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?