By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Blerjana Bino kundër draftit të ri penal: Ligji që mund të heshtë median!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Blerjana Bino kundër draftit të ri penal: Ligji që mund të heshtë median!
Shqipëri

Blerjana Bino kundër draftit të ri penal: Ligji që mund të heshtë median!

admin
Last updated: 31/07/2025 18:56
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Ndryshimet e propozuara në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë kanë ngjallur shqetësim në radhët e aktorëve të shoqërisë civile dhe profesionistëve të medias.

Në një intervistë për Politiko.al, ekspertja e komunikimit dhe drejtuesja e SCiDEV, Blerjana Bino ka ngritur alarmin për pasojat që këto ndryshime mund të sjellin mbi lirinë e shprehjes dhe gazetarinë në Shqipëri.

Ajo vëren me shqetësim mungesën e garancive procedurale për gazetarët, rrezikun e shtuar të autocensurës dhe përdorimin e dispozitave të paqarta si instrument presioni ndaj medias kritike dhe investigative.

Në këtë kontekst, Bino bën thirrje për një proces të gjerë konsultimi, të hapur dhe gjithëpërfshirës, në përputhje me standardet demokratike evropiane dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për mbrojtjen e fjalës së lirë.

Si e vlerësoni ndikimin që drafti i ri i Kodit Penal mund të ketë mbi lirinë e shprehjes në Shqipëri?

Drafti aktual i Kodit Penal mund të ketë një ndikim serioz negativ mbi lirinë e shprehjes, duke krijuar një klimë frike dhe autocensure në mediat shqiptare. Konkretisht, kriminalizimi i vazhdueshëm i shpifjes, pa vendosur masa mbrojtëse apo garanci procedurale, mund të përdoret lehtësisht për të frenuar raportimin kritik dhe për të kufizuar hapësirën për investigime të thelluara mbi korrupsionin dhe abuzimin e pushtetit.

Cilat janë pasojat që parashikoni në fushën e lirisë së shprehjes nëse drafti aktual i Kodit Penal miratohet pa ndryshime të mëtejshme?

Nëse drafti miratohet në formën aktuale, parashikohen pasoja të ndjeshme në fushën e lirisë së shprehjes. Njëra nga pasojat më të rënda është vetëcensurimi i gazetarëve, të cilët mund të heqin dorë nga trajtimi i temave sensitive, për shkak të frikës nga ndjekja penale dhe gjobat e larta.

Po ashtu, pasiguria juridike dhe mundësia e aplikimit selektiv të ligjit mund të dobësojnë edhe më shumë mediat e pavarura dhe pluralizmin mediatik në vend.

- Advertisement -
Ad imageAd image

A përbëjnë ndryshimet e propozuara një rrezik për gazetarinë investigative dhe median kritike?

Po, ndryshimet e propozuara përbëjnë një rrezik të qartë dhe të drejtpërdrejtë për gazetarinë investigative dhe median kritike. Në mënyrë specifike, nenet që kriminalizojnë shpifjen dhe fyerjen, si dhe neni 536 për ndërhyrjen në pavarësinë e gjykatës, mund të përdoren për të penguar raportimet mbi rastet e korrupsionit apo abuzimit me pushtetin.

Gazetarët investigativë mund të ekspozohen ndaj padive të shpeshta penale, duke e bërë pothuajse të pamundur kryerjen e punës së tyre pa presion të vazhdueshëm.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Cilat janë shqetësimet kryesore që ju keni identifikuar në raport me sigurinë ligjore të gazetarëve?

Shqetësimet kryesore lidhen me mungesën e njohjes eksplicite të gazetarëve si një kategori e veçantë e mbrojtur në Kodin Penal.

Drafti nuk përfshin mekanizma të rëndësishëm si ato Anti-SLAPP, që janë thelbësore për mbrojtjen e gazetarëve nga paditë strategjike abuzive.

Gjithashtu, neni 536 për ndërhyrjen në pavarësinë e gjykatës është formuluar në mënyrë të përgjithësuar dhe të paqartë, duke krijuar mundësi të shumta për aplikim arbitrar në dëm të gazetarëve që raportojnë mbi çështje gjyqësore sensitive.

A mendoni se ky kod mund të krijojë presion të shtuar mbi profesionistët e medias në ushtrimin e detyrës?

Po, ky Kod Penal, në formën aktuale, mund të shtojë ndjeshëm presionin mbi profesionistët e medias. Kriminalizimi dhe gjobat e larta për shpifjen, si dhe dispozitat e paqarta për raportimin mbi çështje gjyqësore, mund të bëhen mjet presioni dhe intimidimi ndaj gazetarëve dhe redaksive që ndjekin temat kritike. Kjo mund të çojë në dobësimin e rolit të medias si ‘watchdog’ dhe reduktimin e cilësisë dhe pavarësisë së raportimit.

A ka pasur mjaftueshëm konsultim publik me aktorët e shoqërisë civile dhe medias gjatë hartimit të këtij drafti?

Shoqëria civile nuk ka qenë e perfshirë në hartimin tij në dijeninë tonë. Ajo që vëmë re është që edhe rekomandimet e Platformës së Dialogut për Lirinë e Shprehjes dhe Sigurinë e Gazetarëve nuk janë marrë parasysh. Procesi i konsultimi ka nisur tani me publikimin dhe prezantimin e draftit.

Ne kemi mobilizuar mbështetjen e rrjetit të Gazetarëve të Sigurt dhe të partnerëve europian të tjerë dhe do të dalim të premten me një deklaratë të përbashkët dhe një konferencë për shtyp me shqetësimet kryesore.

Më pas do të çojmë dhe komentet me shkrim, por nuk jemi të sigurt sa do të merren parasysh dhe si do të veprojë kuvendi më pas me këtë draft. Ne i kërkojmë edhe aktorëve ndërkombetar: BE, OSBE, Këshill Europës dhe ambasadave të ushtrojnë presionin e tyre që ky draft mos të kalohet kështu siç është, por të sigurohet përfshirja e rekomandimeve nga shoqëria civile, ekspertët, komuniteti i medias.

SCiDEV dhe SafeJournalists Network bën thirrje për një rishikim të plotë të këtyre dispozitave në konsultim me aktorët e shoqërisë civile, komunitetin e medias, organizatat ndërkombëtare dhe ekspertët e të drejtave të njeriut, në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut./ Politiko.al/ 

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “PD në agoni”, Dash Sula: Nuk i jap askujt kënaqësinë të më nxjerrë nga politika në këtë mënyrë
Next Article Spahiu: Zgjedhjet për Bashkinë Tiranë do të mbahen në vitin 2027

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?