By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Blinken thirrje Izraelit: Mbrojtja e civilëve duhet të jetë përparësia juaj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Blinken thirrje Izraelit: Mbrojtja e civilëve duhet të jetë përparësia juaj
Bota

Blinken thirrje Izraelit: Mbrojtja e civilëve duhet të jetë përparësia juaj

admin
Last updated: 14/03/2024 14:46
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të mërkurën se siguria e civilëve palestinezë duhet të jete “përparësi” e Izraelit në luftën ndaj Hamasit në Gazë.

“Po ndjekim me vëmendje veprimet e qeverisë së Izraelit për t’u siguruar që mbrojtja e civilëve dhe ndihma e nevojshme për ta, të jenë përparësi”, u tha gazetarëve zoti Blinken pas një mbledhjeje virtuale me homologët ndërkombëtarë.

“Kjo duhet të jetë puna e tyre e parë, edhe ndërsa ndërmarrin hapat e nevojshëm për të mbrojtur vendin dhe për t’u përballur me kërcënimin që paraqet Hamasi”, tha zoti Blinken.

Kryediplomati amerikan dhe ministrat e Qipros, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, vendeve të Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara u takuan përmes një videokonference për të diskutuar për një korridor detar për dërgimin e ndihmave në Gazë.

“Përmes këtij korridori do të bëhet e mundur shpërndarja e 2 milionë vakteve ushqimore çdo ditë, po ashtu do të shpërndahen ilaçe, ujë dhe pajisje të tjera kritike humanitare”, tha zoti Blinken.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara dërgoi një anije në Mesdhe për të ndërtuar një port të përkohshëm në Gazë për të mundësuar kalimin e ndihmës, por ka njoftuar se për ngritjen e portit nevojiten dy muaj kohë.

Sot, ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se sulmet izraelite vranë 6 palestinezë dhe plagosën dhjetra të tjerë ndërsa banorë të qytetit të Gazës ishin mbledhur për të pritur kamionët me ndihmë humanitare.

Izraeli mohon se pengon dërgimin e ndihmave humitare në Gazë dhe fajëson agjencitë e ndihmave për vonesat në shpërndarje, si edhe ka akuzuar Hamasin se po devi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të mërkurën se siguria e civilëve palestinezë duhet të jete “përparësi” e Izraelit në luftën ndaj Hamasit në Gazë.

“Po ndjekim me vëmendje veprimet e qeverisë së Izraelit për t’u siguruar që mbrojtja e civilëve dhe ndihma e nevojshme për ta, të jenë përparësi”, u tha gazetarëve zoti Blinken pas një mbledhjeje virtuale me homologët ndërkombëtarë.

“Kjo duhet të jetë puna e tyre e parë, edhe ndërsa ndërmarrin hapat e nevojshëm për të mbrojtur vendin dhe për t’u përballur me kërcënimin që paraqet Hamasi”, tha zoti Blinken.

Kryediplomati amerikan dhe ministrat e Qipros, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, vendeve të Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara u takuan përmes një videokonference për të diskutuar për një korridor detar për dërgimin e ndihmave në Gazë.

“Përmes këtij korridori do të bëhet e mundur shpërndarja e 2 milionë vakteve ushqimore çdo ditë, po ashtu do të shpërndahen ilaçe, ujë dhe pajisje të tjera kritike humanitare”, tha zoti Blinken.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara dërgoi një anije në Mesdhe për të ndërtuar një port të përkohshëm në Gazë për të mundësuar kalimin e ndihmës, por ka njoftuar se për ngritjen e portit nevojiten dy muaj kohë.

Sot, ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se sulmet izraelite vranë 6 palestinezë dhe plagosën dhjetra të tjerë ndërsa banorë të qytetit të Gazës ishin mbledhur për të pritur kamionët me ndihmë humanitare.

Izraeli mohon se pengon dërgimin e ndihmave humitare në Gazë dhe fajëson agjencitë e ndihmave për vonesat në shpërndarje, si edhe ka akuzuar Hamasin se po devijon ndihmat. Hamasi i ka hedhur poshtë këto akuza.

Të mërkurën, Agjencia e Kombeve të Bashkuara mbi ndihmat për refugjatët palestinezë, UNRWA tha se të paktën një prej punonjësve të saj u vra dhe 22 të tjerë u plagosën pasi forcat izraelite goditën një pikë ku shpërndahej ushqim, në lindje të qytetit Rafah, në jug të Gazës.

Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin në 7 tetor, ku sipas autoriteteve izraelite u vranë 1200 persona dhe u morën peng 253 të tjerë. Ofensiva e Izraelit në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore që kontrollohen nga Hamasi, ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 31 mijë palestinezëve deri më tani.

Izraeli mohon se pengon dërgimin e ndihmave humitare në Gazë dhe fajëson agjencitë e ndihmave për vonesat në shpërndarje, si edhe ka akuzuar Hamasin se po devijon ndihmat. Hamasi i ka hedhur poshtë këto akuza.

Të mërkurën, Agjencia e Kombeve të Bashkuara mbi ndihmat për refugjatët palestinezë, UNRWA tha se të paktën një prej punonjësve të saj u vra dhe 22 të tjerë u plagosën pasi forcat izraelite goditën një pikë ku shpërndahej ushqim, në lindje të qytetit Rafah, në jug të Gazës.

Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin në 7 tetor, ku sipas autoriteteve izraelite u vranë 1200 persona dhe u morën peng 253 të tjerë. Ofensiva e Izraelit në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore që kontrollohen nga Hamasi, ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 31 mijë palestinezëve deri më tani. /VOA

You Might Also Like

Bill Clinton dëshmon para Kongresit: Nuk pashë asgjë të gabuar në takimet me Epstein

Policia bastis shtëpinë e vëllait të ish-presidentit malazez Milo Dukanoviq

Vaksina e kombinuar kundër koronavirusit dhe gripit e kompanisë Moderna merr miratim në Evropë

Gjeloshaj më i suksesshmi në vitin 2025: Realizim 100% në resorin me më së shumti obligime

Britania e tërheq stafin nga Ambasada në Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Eskalon situata në Big Brother VIP Albania, gati përleshje fizike mes Eglës dhe Rikes pasi kjo e fundit e lagu me qumësht
Next Article LVV: Në veri vendosen tabelat e vendbanimeve edhe në shqip

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit
Maqedoni
Bill Clinton dëshmon para Kongresit: Nuk pashë asgjë të gabuar në takimet me Epstein
Bota
Meksi: Demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë
Shqipëri
Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?