By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Blinken thotë se Biden do të dërgojë “sa më shumë ndihmë të jetë e mundur” në Ukrainë në muajt e fundit të tij në pushtet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Blinken thotë se Biden do të dërgojë “sa më shumë ndihmë të jetë e mundur” në Ukrainë në muajt e fundit të tij në pushtet
Bota

Blinken thotë se Biden do të dërgojë “sa më shumë ndihmë të jetë e mundur” në Ukrainë në muajt e fundit të tij në pushtet

admin
Last updated: 14/11/2024 15:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti amerikan Joe Biden do të dërgojë “sa më shumë ndihmë të jetë e mundur” në Ukrainë në muajt e fundit të tij në pushtet, ka njoftuar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë një udhëtimi në Bruksel.

Bëhet e ditur se SHBA do të “përshtatë dhe rregullojë” pajisjet e fundit që po dërgon në Ukrainë, pa dhënë detaje se çfarë pajisje ushtarake planifikon t’i sigurojë vendit i cili po i afrohet vitit të tretë të luftës.

Blinken shtoi se vendet e NATO-s duhet të përqendrojnë përpjekjet e tyre për të siguruar që Ukraina “ka para, municione dhe forca të mobilizuara” ose për të luftuar në mënyrë efektive në 2025 dhe për të negociuar paqen nga një pozicion i fortë.

Por, ekziston një hije e pasigurisë politike rreth mënyrës sesi SHBA do t’i qaset politikës së saj për luftën pas inaugurimit të Trumpit, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, htetet e Bashkuara janë aktualisht ofruesi më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Trump nuk ka dhënë detaje konkrete se cila do të ishte qasja e administratës së tij ndaj luftës, por ka thënë disa herë se do të konsideronte ndalimin e fondeve për vendin e shkatërruar nga lufta.

Ndryshe, lufta në Ukrainë nuk ka treguar shenja të ngadalësimit, me Rusinë që nisi një sulm të madh në kryeqytetin e vendit, Kiev, të mërkurën me një kombinim të raketave dhe dronëve.

Trupat e Koresë së Veriut gjithashtu janë konfirmuar të jenë të pranishme në luftë, me Departamentin e Shtetit të SHBA-së që tha se shumica e tyre po luftojnë për të larguar ushtrinë e Ukrainës nga toka ruse në rajonin e Kurskut, ku Ukraina nisi një inkursion të befasishëm në fillim të këtij viti.

Zyrtarët e Kievit thonë se Rusia ka dislokuar rreth 50,000 trupa në një përpjekje për të larguar ushtarët ukrainas nga rajoni i Kurskut.

You Might Also Like

BE-ja pajtohet për hapjen e grupkapitullit të parë të negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2 me 1.000 persona në bord, anija devijohet drejt portit të Lavrios

El Nino dhe temperaturat rekord, OBSH paralajmëron Evropën për një verë të vështirë

Teherani publikon tekstin me 7 pika të marrëveshjes me SHBA-në

Mister në Afrikën e Jugut! Trashëgimtarja 26-vjeçare gjendet e vrarë një ditë pas vdekjes së bashkëpunëtorit të saj

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KPK konfirmon në detyrë Spartak Mitrushin
Next Article Miratohet në komision projektligji mbi ndarjet buxhetore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?