By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Blinken, udhëtim në Lindjen e Mesme ndërsa Siria është në udhëkryq
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Blinken, udhëtim në Lindjen e Mesme ndërsa Siria është në udhëkryq
Bota

Blinken, udhëtim në Lindjen e Mesme ndërsa Siria është në udhëkryq

admin
Last updated: 12/12/2024 08:18
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u nis të mërkurën për në Jordani dhe më pas do të shkojë në Turqi, në përpjekje për të bashkuar vendet e rajonit rreth një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Sirisë, pas rrëzimit të sundimtarit autoritar Bashar al-Assad.

Blinken planifikohet të shkojë në Akaba të Jordanisë dhe Ankara të Turqisë, ku do të takohet me udhëheqës të vendeve kryesore arabe dhe myslimane për të diskutuar zhvillimet në Siri, Izrael, Gaza, Liban dhe më gjerë në rajon, sipas Departamentit amerikan të Shtetit.

Një zëdhënës tha se zoti Blinken synon të sigurojë konsensusin e udhëheqësve rajonalë mbi parimet kryesore për tranzicionin e Sirisë pas Assadit. Ai tha se ato përfshijnë respektimin e plotë të të drejtave të pakicave, lehtësimin e ndihmës humanitare, marrjen e masave që Siria të mos bëhet një strehë për terrorizmin ose një kërcënim për fqinjët e saj dhe sigurimin dhe shkatërrimin e sigurt të rezervave të armëve kimike ose biologjike. Zoti Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të njohin një qeveri siriane që i mbështet ato parime.

Duke folur të mërkurën para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme,  Blinken tha se beson se administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump do të ketë interes në ruajtjen e asaj që është arritur drejt eliminimit të “kalifatit territorial” që grupi terrorist i njohur si Shteti Islamik kishte krijuar në Siri. Zoti Trump dhe ekipi i tij kanë thënë se SHBA nuk duhet të përfshihet në Siri.

“Kjo nuk është lufta jonë. Të shohim se ç’do të ndodhë”, u shpreh Trump më 7 dhjetor në platformën e tij Truth Social.

Gjatë një seance të mërkurën që zgjati më shumë se katër orë, Blinken u tha ligjvënësve:

“Nëse Siria kalon nga ana tjetër – nëse copëtohet – ka të ngjarë të shohim më shumë migrime masive. Ka të ngjarë të shohim më shumë zona në Siri të bëhen qendra të terrorizmit dhe ekstremizmit, asnjëra prej të cilave nuk është në interesin tonë”.

Në Akaba, Sekretari i Shtetit Blinken do të takohet me Mbretin e Jordanisë Abdulla II dhe zyrtarë të lartë për të diskutuar çështje dypalëshe, për të theksuar partneritetin strategjik SHBA-Jordani dhe për të rikfirmuar mbështetjen e SHBA-së për stabilitetin rajonal.

Në Ankara, Blinken do të angazhohet me zyrtarë të lartë turq për të forcuar bashkëpunimin dypalësh mbi prioritetet e përbashkëta, përfshirë kundërterrorizmin dhe stabilitetin rajonal me aleatin e NATO-s, Turqinë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Disa analistë argumentojnë se ka një arsye strategjike, të paktën tani për tani për të mbajtur praninë aktuale amerikane prej rreth 900 trupash amerikane në Siri për të kontrolluar ISIS-in dhe për të parandaluar një rigjallërim të grupeve terroriste në rajon.

“Por një përfshirje më e madhe është ndoshta në kundërshtim me interesat amerikane. Dhe sigurisht, ne në fakt nuk kemi qenë të përfshirë shumë në Siri që nga fillimi i luftës civile, më shumë se një dekadë më parë”, i thotë Zërit të Amerikës Thomas Graham, një ish-diplomat amerikan sot anëtar i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Të martën, zoti Blinken zhvilloi bisedime me homologët e tij nga Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Egjipti, ku ai përsëriti nevojën për një tranzicion të udhëhequr nga Siria.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Udhëheqësi i rebelëve sirian Abu Mohammed al-Golani tha të mërkurën se do të shpërbënte forcat e sigurisë të regjimit të rrëzuar të Asadit. Ai tha gjithashtu se grupi i tij po punonte me organizatat ndërkombëtare për të identifikuar dhe siguruar vendet e mundshme ku mund të ruhen armët kimike.

Shtetet e Bashkuara reaguan me kujdes ndaj komenteve të Golanit. Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh u tha gazetarëve: “Ne e mirëpresim këtë lloj qëndrimi, por … veprimet duhet t’u përgjigjen fjalëve.”

Ndërkohë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden do të marrë pjesë në një takim virtual të G7-ës të premten për të diskutuar mbi Sirinë dhe çështje të tjera të ngutshme në Lindjen e Mesme.

Të dielën e kaluar, grupet rebele siriane përmbysën regjimin e Asadit pas një ofensive të befasishme që zgjati më pak se dy javë, duke i dhënë fund një sundimi prej dekadash të një shtypjeje brutale. Ndërsa shumë sirianë po e përshëndesin largimin e Assadit, ka gjithashtu pasiguri mbi të ardhmen e vendit.

Grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham, fraksioni dominues midis forcave opozitare, po konsolidon me shpejtësi pushtetin. Ndërkohë aktorët e huaj po konkurrojnë për ndikim me qeverinë e sapokrijuar ose po përpiqen të kufizojnë potencialin e saj si një kërcënim sigurie.

Gerald Feierstein, drejtor i Programit për Çështjet e Gadishullit Arabik në Institutin e Lindjes së Mesme, i tha Zërit të Amerikës se “turqit e shohin shumë më pozitivisht islamin politik dhe kanë lidhje të gjata me Hayat Tahrir al-Shamin dhe Golanin – jo të ngushta, por kanë lidhje. Vendet e Gjirit do të shohin me më shqetësim se në cilin drejtim do të shkojë Damasku.”

Feierstein vuri në dukje se megjithëse aktualisht nuk ka “një hendek të madh” midis Turqisë dhe perspektivës së vendeve të Gjirit, ky dallim mund të thellohet me kalimin e kohës nëse qeveria e re në Damask ndjek një qëndrim islamik më të ashpër sesa pritej.

Lufta civile gati 14-vjeçare e Sirisë shkaktoi vdekjen e 500,000 vetëve dhe zhvendosjen e gjysmës së popullsisë së saj prej 23 milionë paraluftës. Miliona sirianë shkuan në vendet fqinje si Jordania, Turqia, Iraku dhe Libani, ku shumë prej tyre vazhduan udhëtimin drejt Evropës në kërkim të sigurisë. VOA

You Might Also Like

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Erdogan thotë se Turqia është lojtar kyç në të gjitha ekuacionet rajonale

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Izraeli dhe palestinezët shqyrtojnë mundësinë e një pauze në luftime
Next Article Fejohet Selena Gomez

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?