By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bllokada në Kuvend, Koci i bën thirrje Kurtit të ndryshojë kandidatin për kryeparlamentar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bllokada në Kuvend, Koci i bën thirrje Kurtit të ndryshojë kandidatin për kryeparlamentar
Maqedoni

Bllokada në Kuvend, Koci i bën thirrje Kurtit të ndryshojë kandidatin për kryeparlamentar

admin
Last updated: 26/06/2025 10:48
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Avokati Arianit Koci ka komentuar sërish situatën politike në vend, ku pesë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, institucionet e reja ende nuk janë krijuar.

Kuvendi nuk po arrin të konstituohet, pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, ndërsa subjektet e tjera politike kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin atë për këtë post, transmeton Telegrafi.

Koci në postimin e tij ka kërkuar që kryeministri në detyrë, Albin Kurti ta ndërrojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

“Prandaj, ndërrimi i kandidaturës – në rastin tuaj – nuk është humbje e betejës politike. Përkundrazi – është fitore. Madje fitore e madhe, sepse po e jepni një zgjidhje kreative, po e shtyni procesin përpara, po e çoni shtetin drejt funksionalitetit”, ka shkruar Koci.

Më poshtë reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Z. Albin Kurti,
Ngulmi me Albulena Haxhiun nuk është më bindje politike, as e drejtë e fituar në zgjedhje.

Është kapriçio personale – që po e mban peng Kuvendin e Kosovës, po i ngrin proceset dhe po i djeg milionat e popullit.

Paraliza është totale: përfaqësimi politik nuk funksionon, ekonomia është e ngujuar, shteti po mrizon.

Ju keni mundësi me e zhblloku këtë situatë.

Keni fuqi, keni ndikim.

Sepse kjo tashmë nuk është më përballje me kundërshtarët politikë.

Është bllokim i qëllimshëm institucional.

Dhe pasojat po bien mbi shtetin. Mbi qytetarin.

E populli po sheh. Po kupton. Po mban mend.

Në anën tjetër, me fitoren në zgjedhjet e fundit dhe me pozicionin që e keni sot, ju takon juve me e marrë rolin përbashkues.

Nuk është më koha për inate personale, as për ngulm në kandidatura që nuk i kanë votat e duhura.

Sepse mbi të gjitha – me opozitën nuk jeni në armiqësi.

Janë kundërshtarë politikë, por janë deputetë të këtij vendi – me të njëjtin legjitimitet nga qytetarët, si ju.

Thellësisht besoj që qëllimin e keni të njëjtë, të gjithë ju – pozitë e opozitë:

Ta forconi shtetin dhe t’ua siguroni qytetarëve një jetë më të mirë.

Prandaj, ndërrimi i kandidaturës – në rastin tuaj – nuk është humbje e betejës politike.

Përkundrazi – është fitore. Madje fitore e madhe, sepse po e jepni një zgjidhje kreative, po e shtyni procesin përpara, po e çoni shtetin drejt funksionalitetit.

E këtë mund ta bëjë vetëm një burrështetas – dikush që është mbi mentalitetin primitiv të kasabasë sonë politike.

Merreni përgjegjësinë që e keni. Ndryshojeni kandidaturën dhe zhbllokojeni Kuvendin.

Mos e bëni Kosovën kolateral të kokëfortësisë.

Unë, si qytetar i këtij vendi – si njeri që ia don të mirën Kosovës dhe nuk ka atdhe tjetër – nuk do të ndalem.

Do të kërkoj përditë dhe pa kompromis, që Kuvendi të funksionalizohet.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sydney Sweeney me ndryshim drastik në paraqitjen e saj në filmin Eden
Next Article Fetë e barabarta por jo edhe nxënësit, medresantët pasqyrë e dështimit të barazisë në RMV!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?