By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BNJVL me mbështetje për ndryshimet e propozuara në Ligjin për planifikim urbanistik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BNJVL me mbështetje për ndryshimet e propozuara në Ligjin për planifikim urbanistik
Maqedoni

BNJVL me mbështetje për ndryshimet e propozuara në Ligjin për planifikim urbanistik

admin
Last updated: 13/08/2024 14:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 gusht – Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut – BNJVL kumtoi sot se i mbështet komunat në procesin e ndërtimit të projekteve kapitale me interes publik, realizimi i të cilave do të përshpejtohet me ndryshimet e propozuara në Ligjin për planifikim urbanistik, që është në procedurë kuvendore dhe ku janë paraparë procese të thjeshtësuara të miratimit të planeve, si bazë për leje për ndërtim.

Me këtë, siç bëhet e ditur në kumtesën e BNJVL-së, do tu mundësohet komunave që të realizojnë objekte të cilat janë me interes publik (kopshte, shkolla, ambulanca, garazha në kate…), gjegjësisht në interes të qytetarëve.

“Numri më i madh i komunave në vend ballafaqohen vazhdimisht me pamundësinë për të përmbushur kërkesat e qytetarëve të tyre përmes ndërtimit të objekteve publike që do të përmirësojnë shërbimet dhe do të sigurojnë cilësi më të mirë jetese. Arsyeja është se, në shumicën e rasteve, në zonat ku ka nevojë për objekte të tilla nuk janë miratuar plane urbanistike detale ose duhet modifikuar ato ekzistuese. Miratimi i planeve të tilla të detajuara kërkon ndarjen e burimeve shumë të mëdha financiare (të cilat shumica e komunave nuk i kanë të mjaftueshme), por në të njëjtën kohë që miratimi i tyre bëhet në një periudhë të gjatë kohore, nga të paktën katër, pesë, deri në dhjetë vjet”, bëjnë të ditur nga BNJVL.

Ndryshimet e propozuara ligjore, siç bëhet e ditur në kumtesë, do tu japin mundësi komunave që t’i përmbushin kërkesat e qytetarëve të tyre dhe njëkohësisht ta rrisin përgjegjësinë e këshillave komunalë, të cilët duhet paraprakisht të japin “dritë të gjelbër” gjatë miratimit të ndërtimit të çdo objekti të tillë me interes publik.

“Si arsye shtesë në favor të ndryshimeve të propozuara është detyrimi për ofrimin e mundësive të barabarta për të gjitha komunat në vend që kanë nevojë për ndërtimin e objekteve publike, dhe jo ai ‘privilegj’ që vetëm komunat me burime më të mëdha financiare duhet ta ndajnë për miratim një rregullore të tillë të planifikimit. Madje, pas premtimit të fundit të Qeverisë së RMV-së se së shpejti do të shpallë thirrje publike për të gjitha komunat për financimin e projekteve kapitale nëpër komuna, është vërejtur se pikërisht për shkak të mungesës së planeve detale urbanistike, një pjesë e madhe e komunave nuk do të mund të aplikojnë për shfrytëzimin e tyre”, thonë nga BNJVL.

Në kumtesë është bërë e ditur se mbështetja nga BNJVL shkon në drejtim, të gjitha komunat të marrin pjesë me kushte të njëjta kur sigurohen “grante” të tilla, sepse ato mjete duhet të jenë në favor, njëjtë për të gjithë qytetarët në vend. 

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Janevska: Më 1 shtator tekste ose materiale mësimore do të ketë për të gjitha lëndët në arsimin fillor, me përjashtim të gjuhëve të huaja
Next Article Të afërmit e Egli Progës hedhin akuza të forta: Janë të gjithë kriminelë, njihen për gjobvënie

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?