Shkup, 7 prill – Komuna e Boguvinës bazuar në dy palë zgjedhjet e fundit duket që kanë qenë vendimtarë të rreshtuar pas BDI-së. Në këto zgjedhje që do të vijnë do të vazhdojnë me mbështetje akoma ndaj BDI-së qytetarët e Bogovinës apo do të ndryshojnë qasje? Kjo sigurisht varet nga ofertat tjera që do t’i kenë në fushatë. Pretendë pas BDI-së për të fituar Bogovinën janë koalicioni më i madh shqiptar, VLEN, por normalisht VLEN nuk mund ta fitojë e vetme pa ndihmën e të tjerëve, shkruan Zhurnal.
Cili ishte rezultati në raundin e parë në zgjedhjet lokale të vitit 2021 në Bogovinë?
Zgjedhjet lokale të fundit janë mbajtur më 31 tetor të vitit 2021 me çka kanë garuar partitë politike për të parin e komunës dhe me listat e tyre për këshilltarë. Më poshtë mund të shihni rezultatin e zgjedhjeve në listat për këshilltarë në Komunën e Bogovinës, në raundin e parë.

Nga këto rezultate, koalicioni ASH-AAA ka arritur të marrë 2.458 vota, derisa në krahun tjetër BDI 4.411 vota, Lëvizja Besa vetëm 2.129 vota. PDSH 449 dhe dy partitë maqedonase VMRO dhe LSDM nga 100 vota. Këtu vërehet qartë fitorja e BDI-së, dhe se partitë maqedonase janë pa ndikim dhe nuk ndryshojnë fare rezultatin.
Cili ishte rezultati i votave bazuar në zgjedhjet e fundit parlamentare në Bogovinë?
Për ta pasur më të qartë gjendjen e votuesve në Bogovinë mund të marrim për bazë edhe rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare, një vit më herët, 8 maj 2024, për ta pasqyruar gjendjen reale dhe se për të ngritur dilema a ka gjasa që në Bogovinë të ndryshojnë bindjen qytetarët apo do të vazhdojnë me avazin e vjetër.

Në këto zgjedhje partitë politike ishin të etabluar në dy opisione, VLEN dhe BDI. Në VLEN pjesëmarrëse ishin 4 parti politike, dhe VV-ja. Derisa në krahun tjetër e vetme ishte BDI. Diferenca ishte e thelluar mes dy opsioneve politike shqiptare.
VLEN ka marr 4.739 vota, Fronti Evropian 5.616 vota. Ndërkaq, VMRO 104 vota. Nga këto rezultate qartësisht mund të kuptojmë se fitorja e Frontit në këtë komunë ka qenë bindëse me një diferencë prej 877 votash. Që nuk mund të cilësohet si diferencë e thelluar e pa ndryshuar. Por, situata reale varet krejtësisht prej vullnetit të lirë të qytetarëve.
Kujtojmë që, nuk është matematikë apo llogaritje e komplikuar për të gjetur faktorin kryesor që determinon edhe fitoren e radhës në Komunën e Bogovinës, janë qytetarët ata që do të vazhdojnë me Frontin në opozitë apo me VLEN-in në pushtet të rreshtohen. Mbeten të shihen edhe zhvillimet tjera që do të ndodhin muajve në vijim por ajo që është çështje numrash është analizuar më lartë tregon që gjasat për ndryshimin e numrave në këtë Komunë janë reale. /Zhurnal.mk