By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bogovina e Vrapçishti me njësi të përbashkët zjarrfikëse? Ligji nuk e lejon, Emshiu: Bogovina do të angazhojë 5 kurse Vrapçishti 4 zjarrfikës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bogovina e Vrapçishti me njësi të përbashkët zjarrfikëse? Ligji nuk e lejon, Emshiu: Bogovina do të angazhojë 5 kurse Vrapçishti 4 zjarrfikës
Maqedoni

Bogovina e Vrapçishti me njësi të përbashkët zjarrfikëse? Ligji nuk e lejon, Emshiu: Bogovina do të angazhojë 5 kurse Vrapçishti 4 zjarrfikës

admin
Last updated: 23/02/2025 17:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Bogovinë, 23 shkurt – Në muajin mars pritet që të hapet një pikë e përbashkët e njësive kundër zjarrit mes komunës së Bogovinës dhe asaj së Vrapçishtit.

Sipas kryetarit të komunës së Bogovinës që kjo njësi të jetë funksionale, duhet të ketë ndryshimet ligjit në Ministrinë e Mbrojtjes, pasi që ligji ekzistues mundëson që njësi zjarrfikëse të kenë vetëm komunat që kanë mbi 50 mijë banorë, numër që dy komunat bashkë nuk e arrijnë.

“Kjo njësi të fillojë të funksionojë nga muaji i tretë dhe për momentin zjarrfikësit që janë trajnuar të marrin rroga nga komuna, nga Komuna e Vrapçishtit dhe nga Komuna e Bogovinës. Nga qeveria duhet ketë do ndryshimeve të ligjeve dhe që një komunë të ketë zjarrfikës duhet të ketë 50 mijë banorë dhe mandej të fitojmë bllok-donacionet nga Ministria e Mbrojtjes. Për momentin njësia do të funksionojë dhe do jetë asistencë e njësisë kundër zjarrit Tetovë deri sa të fitojë mjetet”, tha Besnik Emshiu, kryetar i komunës së Bogovinës.

Komandat i brigadës territoriale kundër zjarrit në Tetovë, Avni Ahmeti, thotë se po bëjnë përpjeke që të hapin dhe dy njësi të disperzuara, një për komunën e Bogovinës dhe Bërvenicës dhe një Tearcë, Jegunocë, ndërsa përpjekjet e komunës së Bogovinës thotë se janë të kota pa ndryshim të ligjeve.

“Njëra pikë është në fshatin Zhelinë apo në komunën e Zhelinës dhe bëjmë përpjekjet tona dhe të bëjmë dy hapjet që përfshijë komuna e Bogovinës dhe komuna e Bërvenicës; dhe komuna e Tearcës dhe Jegunovcës që të jenë një disperzim sa më afër qytetarëve. Në fakt ligjet e republikës së Maqedonisë dihet, ligjet për njësitë territoriali kundër zjarrit në këto komuna dhe e di përpjekjen që kanë pasur komuna e Bogovinës dhe komuna e Vrapçishtit dhe kjo është një përpjeke por ligjet nuk e lejojnë një gjë të tillë”, shtoi Avni Ahmeti, komandat i Brigadës së zjarfikësve – Tetovë.

Sipas Emshiut komuna e Bogovinës do të angazhojë pesë zjarrfikës, ndërsa Vrapçishti katër. Ata do të jenë të vendosur në një objekt në fshatin Gradec të Vrapçishtit, fshatin e fundit që i lidh këto dy komuna. Maqedonia e Veriut ka gjithsej 38 njësi kundër zjarrit.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Orban: Hungaria do të vendosë nëse Ukraina mund të anëtarësohet në BE
Next Article Sheiku Bin Zayed mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama me ceremoni zyrtare, firmosen 2 marrëveshje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?