Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka thënë se kryeministri ka ofruar zgjidhje, si dhe ka ftuar në takim pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por nuk ka pasur interesim nga ana tjetër, raporton Ekonomia Online.
Sipas saj, opozita as nuk voton, as nuk ka ndonjë propozim konkret.
“Kryeministri ka ofruar zgjidhje për paketën e kryetarit dhe nënkryetarit, ka ftuar takim pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por nuk ka pasur interesim. Ata as nuk votojnë, as nuk kanë ndonjë propozim konkret. Nuk po e kuptoj çfarë duan, përveç se po e dëmtojnë Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Bogujevci.
“Mendoj se po krijohet një precedent shumë i keq, ku në seancën konstituive, ndonëse është përcaktuar qartë nga Gjykata Kushtetuese se duhet të votohet, deputetët nuk marrin pjesë në votim. Nuk mund të ecim përpara nëse deputetët nuk votojnë”.
Ajo po ashtu kritikoi mënyrën se si opozita po e përdor sallën plenare.
“Përveç kësaj, po e shfrytëzojnë sallën plenare në mënyra që nuk janë parë më herët,” u shpreh deputetja.