By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bojkoti i marketeve – Qytetarët e mbështesin nismën, ja çfarë thonë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Bojkoti i marketeve – Qytetarët e mbështesin nismën, ja çfarë thonë
Ekonomi

Bojkoti i marketeve – Qytetarët e mbështesin nismën, ja çfarë thonë

admin
Last updated: 28/01/2025 19:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Duke ndjekur shembullin e vendeve të rajonit, nëpër rrjetet sociale qytetarët kanë nisur iniciativa për bojkotimin e marketeve të premten, më 31 janar, shkruan Alsat.

Sipas kësaj nisme që ka marrë hov nëpër rrjetet sociale, bojkotimi i marketeve bëhet për shkak të çmimeve tepër të larta të produkteve ushqimore.

Organizatorët e këtij bojkoti u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos blejnë dhe të mos përdorin shërbimet e marketeve ditën e premte, për të dërguar mesazh të qartë për përgjegjësit e kësaj situate ekonomike.

“Ne bëjmë thirrje për bojkot masiv të premten. Shmangni blerjet në supermarkete, shmangni tregjet më të vogla. Duam të dërgojmë mesazh që qytetarët nuk do t’i tolerojnë këto rritje joreale të çmimeve”, thuhet në nismë.

Disa qytetarë thonë se janë të gatshëm që t’i bashkohen kësaj nisme dhe të premten të bojkotojnë blerjen në markete ndërsa disa tjerë mendojnë se kjo nuk do të ndikojë e as qytetarët nuk do të durojnë të mos shkojnë në dyqan të blejnë diçka.

“Ka thirrje për bojkot të marketeve të premten për shkak të çmimeve, a e përkrahni? Perse të mos e përkrah, shumë punë e mençur”, tha një qytetare.

“Po duhet të ulen çmimet. A e përkrahni bojkotin e marketeve që po shpërndahet në rrjetet sociale? Po. Le të ulen çmimet sepse qytetarët nuk kanë aq para”, u shpreh një qytetare tjetër.

“Çmimet ndryshojnë që të mos mundemi t’i kontrollojmë, aspak nuk mund t’i kontrollojmë çmimet. A do ta përkrahni bojkotin të premten? Nuk e di”, theksoi një qytetare.

“I ke parë videot në Kroaci? Po i pashë që kanë bojkotuar dhe ka sukses por tek ne mendoj se nuk do të ketë sukses. As nuk do të ndikoj e as qytetarët nuk do të durojnë dhe të mos shkojnë në dyqan të blejnë diçka. Por përsëri çmimet janë të larta? Po, gjithçka është shtrenjtuar”, u shpreh një qytetar.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Përveç qytetarëve, edhe Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë e mbështet bojkotin e paralajmëruar të supermarketeve ku thonë se nuk janë organizatorë të këtij aksioni, por përkrahim qytetarët për të inkurajuar sektorin e biznesit që të ulë çmimet e produkteve, veçanërisht të produkteve ushqimore sepse janë vërtet të shtrenjta.

Kjo nismë filloi në vendet e rajonit si në Kroaci, më 24 janar u bojkotuan dyqanet, rrjetet e shitjes me pakicë dhe pikave të karburantit për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve. Thirrja për bojkot të ri vazhdon akoma ndërkohë në rrjetet sociale shpërndahen video të dyqaneve që kanë ulur çmimet pas bojkotit.

You Might Also Like

Sektorët që paguhen më së shumti

Sa përqind e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet nga panelet solare dhe turbinat e erës

Masa të reja për ndërtimet pa leje, akti normativ synon të disiplinojë më shumë punën në këtë sektor

Çmimi i ri i energjisë për makinat elektrike, zv ministri: Do ndikojë vetëm në një kategori klientësh

Trump: Tregjet e aksioneve amerikane janë ‘më të forta se kurrë më parë’ falë tarifave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Slapka: Polonia është ambicioze dhe e përkushtuar ndaj zgjerimit të BE-së
Next Article Hekurudha bllokon rrugët, banorë protestojnë, ndërhynë Policia

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?